Artikujt Revista Botuesit Lëndët

80 rezultate

Faqja 1 / 7

Interesat gjuhësorë të poliedrikut Peter Prifti (1924-2010)*

Kristina Jorgaqi
Shkrimi shqyrton interesat gjuhësorë të Peter Priftit (1924-2010) duke i konsideruar ato një anë të rëndësishme të veprimtarisë së tij intelektuale në diasporën shqiptaro-amerikane. Duke u mbështetur në veprën didaktike, publicistike e studimore të Peter Priftit, vihet në pah kontributi i tij për më…

Strategjitë e mësimdhënies që mundësojnë zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm: këndvështrimi i mësimdhënësve

Bardhyl Musai
Tema e të lexuarit të kuptimshëm në arsimin e obliguar ka fituar rëndësi të veçantë në kontekstin e reformave arsimore dhe vlerësimeve ndërkombëtare, sidomos në PISA, duke theksuar domosdoshmërinë për strategji mësimore ndërvepruese që fuqizojnë këtë shprehi themelore përmes të nxënit aktiv. Ky stud…

Motivimi në procesin mësimor: Roli i mësimdhënësit dhe ndikimi mbi të nxënit e qëndrueshëm

Migena Arllati
Motivimi përbën një nga faktorët më thelbësorë në procesin arsimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe efikasitetin e mësimdhënies. Ky studim trajton motivimin në procesin mësimor duke u fokusuar në rolin e mësuesit dhe ndikimin që ai ka në të nxënit e qëndrueshëm të nxënësve. Përmes analizë…

Metodat mësimore që përdorin mësimdhënësit e gjuhës gjermane në shkollat e Prishtinës

Arbron Mexhuani
Hulumtimi për metodat që përdorin mësimdhënësit e lëndës së gjuhës gjermane gjatë ligjërimit ka për qëllim identifikimin e metodave, mjeteve dhe burimeve mësimore që ata përdorin për të siguruar një mësimdhënie efektive dhe të suksesshme. Edhe pse ka një shumëllojshmëri metodash dhe qasjesh për ligj…

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Laura Papraniku Bejtullau
Në kontekste ku e drejta për shkollim në gjuhën shqipe mbetet e kufizuar, siç është rasti i Maqedonisë së Veriut, mediat marrin një rol të rëndësishëm kompensues, veçanërisht në fushën e mësimdhënies së gjuhës. Përtej funksionit të tyre informues, mediat në gjuhën shqipe janë përfshirë në mënyrë akt…

Sfidat në implementimin e kurrikulës së re në fushën Gjuhët dhe komunikimi - gjuha angleze në fillore

Luljeta Shala · Pedagogical Institute of Kosovo
të metodave dhe instrumenteve që mundësuan analizën teorike dhe cilësore të tij. Hulumtimi u realizua në 59 ShFMU, në tri komuna të Kosovës me mësimdhënës të gjuhës angleze që punojnë në fillore. Nga 39 shkollat fillore pilot në zbatim të KK të përfshira në hulumtim ishin tri shkolla pilot ku zbatoh…

Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë

Lirije Bytyqi Beqiri, Skënder Mekolli
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qëllimi i studimit është të identifikojmë sfidat e mësimdhënësve të arsimit fillor, me të cilat ballafaqohen gjatë punës me…

Praktikat e nxënësve dhe mësimdhënësve në zbatimin e lëndës Teknologji me TIK në gjimnazet e Kosovës

Safete Shala
Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikojë praktikat dhe nevojat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të shkollës së mesme të lartë nga programet lëndore të fushës kurrikulare Jeta dhe puna, në veçanti programet e lëndës Teknologji e Informacionit dhe komunikimit në aftësimin e tyr…

Pikëpamjet e nxënësve dhe të studentëve për rolin e shkollimit paraprak në përgatitjen e tyre për jetë dhe punë

Ismet Potera, Osman Buleshkaj
Ky punim studimor shqyrton nevojat e papërmbushura të nxënësve dhe të studentëve në kontekstin e shkollimit të tyre paraprak. Punime të ndryshme kanë identifikuar se shumica e nxënësve ndiejnë se teoritë e mësuara në shkolla shpesh nuk lidhen me praktikat reale të jetës dhe tregut …

Mësimdhënia me bazë projektin: përvojat e mësimdhënësve fillestarë në kosovë

Osman Buleshkaj
Ky studim rasti cilësor kishte për qëllim të hulumtojë përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë gjatë aplikimit të metodologjisë së mësimdhënies me bazë projektin, në realizim të kurrikulës së bazuar në kompetenca. Duke u fokusuar në strategjitë dhe metodat e përdorura për të lehtësuar procesin…