Artikujt Revista Botuesit Lëndët

137 rezultate

Faqja 1 / 12
OA Dritëhije SQ

Stasi dhe përvoja gjermane për hapjen e dosjeve

Marenglen Kasmi
Debati për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit përbën ndoshta një nga çështjet që ka ngacmuar dhe intriguar më tepër publikun shqiptar në këto 28 vitet e fundit. Tashmë, në vendet e tjera të ish-Bllokut Lindor, dosjet e shërbimeve sekrete janë hapur. Modeli më i përsosur për hapjen dhe aplikimi…
OA Univers SQ

Idetë e humanizmit në krijimtarinë e Bejtexhinjve

Balil GJINI
Jemi mësuar që poezinë e shekujve të mëparshëm ta quajmë bejte dhe autorët e saj bejtexhinj. Kjo fjalë është shndërruar në një sintagmë me kuptim ngjyrues negativ. Vetvetiu të vjen ndër mend se përderisa thirreshin bejtexhinj, ata që për dy - tre shekuj ushtroheshin në mjeshtërinë e poezisë, duhet t…
OA Kosova SQ

Marrëdhëniet kulturore Shqipëri-Poloni (1949-1951) sipas dokumenteve diplomatike shqiptare dhe polake

Donika Avdulli
Ky punim trajton marrëdhëniet kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë gjatë viteve 1949 - 1951, të periudhës kur misionet diplomatike u drejtuan nga Mihal Prifti dhe Bolesław Jeleń. Duke u mbështetur në dokumente arkivore, studimi synon të zbërthejë jo vetëm dimensionin protokollar dhe institucio…
OA Kosova SQ

Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008

Shkodran Imeraj
Pas luftës së viteve 1998-1999, Kosova u vendos nën administrimin  ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara nën misionin UNMIK (Misioni i  Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara), i cili kishte për  detyrë të krijonte kushtet për stabilitet dhe zhvillim demokratik. Në këtë  periudhë, KFOR-i…

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Laura Papraniku Bejtullau
Në kontekste ku e drejta për shkollim në gjuhën shqipe mbetet e kufizuar, siç është rasti i Maqedonisë së Veriut, mediat marrin një rol të rëndësishëm kompensues, veçanërisht në fushën e mësimdhënies së gjuhës. Përtej funksionit të tyre informues, mediat në gjuhën shqipe janë përfshirë në mënyrë akt…

NJË PËRPJEKJE PËR PËRVIJIMIN E RILINDASIT SHQIPTAR ALUSH SARAÇI NDËRMJET VITEVE 1895-1909

Heral A. Saraçi
Ky punim synon të ndriçojë kontributin e Alush Saraçit në zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Duke u mbështetur në burime arkivore dhe referenca të historisë sonë arsimore, autori evidenton rolin kyç të Saraçit në krijimin e Komisionit Arsimor …

SFIDA E GJUHËS SHQIPE DHE TEKSTET SHKOLLORE SHUMË GJUHËSH

Agim Leka
Qëllimi kryesor i këtij kërkimi është të identifikojë problematikat që lidhen me tekstet shkollore shumëgjuhëshe dhe të trajtojë sfidën e gjuhës shqipe në ndërtimin e mendimit kritik gjatë tranzicionit post-ideologjik, si dhe pasurimin dhe gjallërimin e saj në këtë proces. Premisa bazë e kërkimit ës…

Kurrikula e bazuar në kompetenca – praktikat e mësimit në funksion të zbatimit të saj

Hajrije Devetaku Gojani
Kurrikula e bazuar në kompetenca sot është tema bosht e çdo institucioni arsimor. Prandaj synimi i studimit është verifikimi i praktikave të mësimit në arsimin e detyruar në Kosovë dhe konstatimi se sa ato praktika janë të harmonizuara me kërkesat e kurrikulës së Kosovës, e cila ka për synim zhvilli…