Artikujt Revista Botuesit Lëndët

23 rezultate

Faqja 1 / 2

PËRDORIMI I GJUHËS SHQIPE NË EDICIONET E LAJMEVE NË RADIO-TELEVIZIONIN E MAQEDONISË SË VERIUT DHE NË ALSAT M

Adelina Xhaferri, Esmije Veseli
Gjuha shqipe, që nga lashtësia e deri më sot, mbetet një gjuhë e veçantë dhe me vlera të veçanta kulturore e kombëtare. Struktura dhe përmbajtja e saj kanë qenë gjithmonë objekt studimi për gjuhëtarë vendas dhe të huaj. Me kalimin e kohës, veçanërisht në hapësirat publike dhe mediatike, është rritur…
OA Univers SQ

Orientalistika dhe orientalistët shqiptarë

Prof. Dr. Feti Mehdiu
Orientalistika si disiplinë shkencore ka zënë fill shumë herët në Evropë. Rrjedh nga periudha para luftërave të kryqëzatave, i mbjellë nga personeli kishtar, porse pas dështimit të Kryqëzatave kjo disiplinë intensifikohet sistematikisht nën përkujdesjen e organeve kompetente politike, fetare e shken…
OA Univers SQ

“Yll' i Mëngjezit” në dobi të çështjes kombëtare

Zenel Anxhaku
Në periudhën e parë të Pavarësisë së Shqipërisë 1912-1924, në Korçë filluan të botoheshin një sërë gazetash dhe revistash. Ato përçonin kode morale, të cilat kontribuan në forcimin e ndjenjës për shtetformim në hapat e parë të shtetit të dobët shqiptar. Një pjesë e këtyre gazetave u detyruan të vazh…
OA Univers SQ

Fjalor i emërtimeve të shkurtuara në shqipe

Prof. As. Dr. Valter Memisha, Manjola Bregasi
Emërtimet e shkurtuara janë bërë një dukuri shumë e përhapur, veçanërisht në ditët e sotme. Ato janë shndërruar në realitete gjuhësore, sidomos në gjuhën e shkruar dhe tashmë shpesh flitet për to si realitete leksikografike. Dihet se krijimi i emërtimeve të shkurtuara është një prirje e brendshme e …

Riformatimi i profesionit të gazetarit në periudhën e ndryshimit teknologjik të televizionit

Eno Popi
Në dy dekadat e fundit, mjedisi mediatik ka pësuar ndryshime drastike, që kanë ardhur si rrjedhojë e zhvillimit të teknologjisë. Dita e një gazetari ka ndryshuar rrënjësisht. Veçanërisht dhjetë vitet e fundit janë shfaqur mjete dhe praktika të reja, që u diktojnë gazetarëve praktika të reja në punën…

Tipologjitë e produktit kulturor televiziv dhe roli I gazetarëve të kulturës në televizion

Holta Shupo
Kur gazetaria kulturore konsiderohet në të gjithë spektrin e saj jo vetëm si paraqitëse e informacionit, por si ndërtuese e proceseve të komunikimit, formimit identitar kulturor si edhe ndikuese në zhvillimin e mendimit dhe diskursit kulturor, produkti televiziv i kësaj gazetarie merr një rëndësi të…
OA Univers SQ

Shkencëtari dhe pedagogu i shquar, Prof. Dr. Shefik Osmani - Fisniku i shkencës, themeluesi dhe këshilltari i AIITC, nxitësi i pasioneve për punë

Dr. Ramiz Zekaj
Fisniku i shkencës, themeluesi dhe këshilltari i AIITC, nxitësi i pasioneve për punë, Prof. Dr. Shefik Osmani  Të flasësh për fisnikun e shkencës, themeluesin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) Prof. Shefik Osmani është shumë e vështirë. Ai është një shkencëtar shqiptar …
OA Univers SQ

Gjurmime në publicistikën e Sami Frashërit

Prof. Dr. Hamit Boriçi
Sami Frashëri, dijetari dhe ideologu i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare ishte dhe mbetet edhe një prej publicistëve më të shquar atdhetarë në kohëra.Trashëgimia e tij edhe në këtë lëmë është e begatë. Ai hyri në gazetari si redaktor dhe kryeredaktor i revistës kulturore “Hadika” (Kopshti). Dy vj…

“Doktor Gjëlpëra” dhe gazeta “Dielli”, lexime të kryqëzuara

Laura Smaqi
Në një mënyrë të pazakontë për letrat shqipe, proza e Konicës Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, kujton që në titull një ngjarje reale historike, vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Mamurras, më 6 prill 1924. Në literaturën studimore ka pasur mjaft diskutime në rrjedhë të kohës p…
OA Univers SQ

Përkthimet në revistën Edukata Islame në dy dekadat e para të saj (1971-1991)

Dr. Sedat Islami
Përkthimi është një formë e vjetër e komunikimit ndërmjet njerëzve, popujve, kulturave dhe shkencave. Përkthimi nuk është tregues i vobektësisë së një kulture a shkence. Përkundrazi, qytetërimi islam është dëshmia më e fuqishme e kësaj. Në vitet e arta të tij, qytetërimi islam e shndërroi përkthimin…