Artikujt Revista Botuesit Lëndët

125 rezultate

Faqja 7 / 11
OA Kosova SQ

Ultimatumi i presidentit Bill Clinton dhe përgatitjet për intervenimin ushtarak në Kosovë

Arbër Hadri
Punimi shkencor “Ultimatumi i presidentit Bill Clinton dhe përgatitjet për intervenimin ushtarak në Kosovë (shtator-tetor 1998)”, trajton një temë shumë të rëndësishme për historinë më të re të Kosovës, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ecurinë e vendimit pë…
OA Univers SQ

Ripërshtatja e sistemeve akustike të xhamisë “Ebu-Bekër”, Shkodër

Imir Boriçi
Objektet fetare formojnë një grup të veçantë të produkteve arkitektonikë dhe kërkojnë një kujdes të lartë për të ofruar performancë të lartë gjatë aktiviteteve respektive. Një nga kërkesat kryesore të objekteve fetare islame është përqendrimi, i cili më se i nevojshëm gjatë lutjeve. Në qoftë se përq…
OA Univers SQ

Metodat bashkëkohore për mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat e Prishtinës

Sejdi Gashi
Në këtë studim synojmë të paraqesim një pamje sa më tërësore sa i përket zbatimit të metodave bashkëkohore për mësimdhënien e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Prishtinës. Për shkak të korpusit të studimit, që mund të jetë shumë i gjerë, kemi …

Nga të mandatuar në kohë lufte, në të zgjedhur në periudhë paqeje: një qasje krahasuese e tipareve të përfaqësimit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe Parlamentin e vitit 1921

Ledia Dushku
Artikulli “Nga të mandatuar në kohë lufte, në të zgjedhur në periudhë paqeje: një qasje krahasuese e tipareve të përfaqësimit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe Parlamentin e vitit 1921” ka si qëllim të shpjegojë e krahasojë tiparet e përfaqësimit të shqiptarëve në dy momente kyçe, fillimisht në Kuv…

Ndryshimi dhe zgjidhja e drejtë e kërkesave e të ankesave të qytetarëve përpara viteve 1990 dhe në ditët e sotme në arkivat e Shqipërisë

Ergyseda Shpataraku, Estela Mema
Ky studim synon të paraqesë një pasqyrë të aspektit të zhvillimit dhe krahasimit të shërbimit dhe zgjidhjes së kërkesave social-juridike në dy periudha dhe institucione të ndryshme. Referuar Ligjit nr. 6853, datë 27.12.1983 mbi Administrimin e Kërke-save, ish-Këshilli Popullor drejtonte në njësitë e…

Aktivitetet ideopolitike të Lidhjes Komuniste të Kosovës për shuarjen e “aksioneve armiqësore” të Shqiptarëve sipas një dokumenti të vitit 1983

Vullnet Iseni
Përderisa demonstratat e vitit 1968 në Kosovë ndikuan pozitivisht në ngritjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të shqiptarëve në Jugosllavi, sidomos pas Kushtetutës së vitit 1974, në anën tjetër demonstratat e vitit 1981, duke filluar me demonstratat studentore të organizuara gjatë muajve mars-prill të …

Metodologjia e riskut, një risi për mirëmenaxhiminin e veprimtarisë së trupës inspektuese të drejtorisë së përgjithshme të arkivave

Endrit Musaj, Ylber Ramaj
Inspektimi i institucioneve shtetërore, për ta kontrolluar ecurinë e punës me dokumente, është një detyrim ligjor si dhe një mekanizëm i rëndësishëm i cili ndikon në përmirësimin e shërbimit arkivor në subje-ktet shtetërore dhe në funksionimin normal të veprimtarisë institucionale të tyre. Veprimtar…
OA Antropologji SQ

Trajektore të skajimit të romëve gjatë periudhës së qeverisjes së mbretit Zog dhe regjimit Nazi-Fashist

Ervin Kaçiu
Në këtë artikull diskutohet mbi pozitën sociale të romëve brenda dy regjimeve të modernitetit shqiptar, qeverisjes së mbretit Zog dhe regjimit nazi-fashist. Mbështetur në dokumente arkivore dhe në qëmtimin e teksteve të etnografëve, udhëtarëve e historianëve vendas e të huaj, në këtë artikull diskut…
OA Univers SQ

Një këndvështrim i ri për Penestian dhe Penestët

Arian Kadiu
Emri i krahinës së Dibrës është nga më të njohurit, jo vetën në Shqipëri dhe në trojet shqipfolëse, por edhe në të gjithë diasporën e më tutje. Dibra dhe dibranët janë shquar që në  shekujt e lashtësisë, si për besë e mikpritje, tipare të vërteta të personalitetit dhe kulturës, njëherësh edhe si luf…
OA Univers SQ

Shpërngulja e Shqiptarëve në Siri si pasojë e Luftrave Ballkanike (1912-1913)

Muhamed Mufaku
Gjatë viteve 1908-1912 shqiptarët morën pjesë aktive në ngjarjet e asaj kohe, qoftë në çetat e armatosura nëpër malet e Maqedonisë ose në protesta të tjera,  siç ndodhi  në tubimin e madh që u mbajt në Ferizaj, në korrik të vitit 1908. Të gjitha këto ndikuan në vendimin e sulltan Abulhamidit II (187…