Articles Journals Publishers Subjects

93 results

Page 3 / 8
OA Univers SQ

Analiza gjuhësore e veprës së Sami Frashërit “TaaŞŞuk-i tal’at ve fitnat”

Zakiye Cafce
Vepra e parë e Sami Frashërit[1] “Taaşşuk-i Tal’at ve Fitnat” (Dashuria e Talatit me Fitnetin)[2] njëherësh është romani i parë në letërsinë turke. Samiu këtë vepër e shkroi kur i kishte 21 vjet. Për herë të parë është botuar më 1872 në gjuhën turke-osmane. Fillimisht u botua në tri pjesë dhe lajmi…

Riformatimi i profesionit të gazetarit në periudhën e ndryshimit teknologjik të televizionit

Eno Popi
Në dy dekadat e fundit, mjedisi mediatik ka pësuar ndryshime drastike, që kanë ardhur si rrjedhojë e zhvillimit të teknologjisë. Dita e një gazetari ka ndryshuar rrënjësisht. Veçanërisht dhjetë vitet e fundit janë shfaqur mjete dhe praktika të reja, që u diktojnë gazetarëve praktika të reja në punën…

Tipologjitë e produktit kulturor televiziv dhe roli I gazetarëve të kulturës në televizion

Holta Shupo
Kur gazetaria kulturore konsiderohet në të gjithë spektrin e saj jo vetëm si paraqitëse e informacionit, por si ndërtuese e proceseve të komunikimit, formimit identitar kulturor si edhe ndikuese në zhvillimin e mendimit dhe diskursit kulturor, produkti televiziv i kësaj gazetarie merr një rëndësi të…
OA Univers SQ

Vizione bashkëkohore në opusin letrar të veprave të Mehmet Akif Ersojit

Prof. Dr. Ali Pajaziti
Historia e njerëzimit njeh figura madhore që me pikëpamjet dhe vizionin e tyre kanë lënë gjurmë të thella në rrjedhat dhe zhvillimin shoqëror të një bashkësie, por edhe kolosë që kanë kapërcyer kufijtë e vijës gjeografiko-gjakore dhe janë shndërruar në trashëgimi të njerëzimit, në kolosë të racës nj…
OA Univers SQ

Bashkëjetesa e dy dialekteve të shqipes në shtypin Shqiptar gjatë Pavarësisë

Ma. Besnik Rama
Kushtet historiko-shoqërore të fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX i hapën shtrat edhe lulëzimit të shtypit shqiptar, kryesisht si pjesë e veprimtarisë atdhetare, por dhe kulturore, të shoqërive e shoqatave brenda e jashtë vendit. Siç shkruan Kostë Çekrezi, në kohën e turqve të rinj “Gazeta dhe…
OA Kosova SQ

Qëndrimi dhe kontributi Franko-Gjerman në operacionin “Forca aleate” (24 mars - 20 qershor 1999)

Miftar Kurti
Organizata e Atlantikut të Veriut (NATO), e cila u themelua më 4 prill 1949, në pesëdhjetë vjetorin e themelimit të saj, mori një vendim politik që të ndërmarrë një operacion ushtarak dhe humanitar, që njihet me emrin Operacioni “Forca Aleate”, i cili rezultoi me çlirimin e Kosovës në qershor të vit…
OA Univers SQ

Gjurmime në publicistikën e Sami Frashërit

Prof. Dr. Hamit Boriçi
Sami Frashëri, dijetari dhe ideologu i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare ishte dhe mbetet edhe një prej publicistëve më të shquar atdhetarë në kohëra.Trashëgimia e tij edhe në këtë lëmë është e begatë. Ai hyri në gazetari si redaktor dhe kryeredaktor i revistës kulturore “Hadika” (Kopshti). Dy vj…