Artikujt Revista Botuesit Lëndët

155 rezultate

Faqja 1 / 13

Interesat gjuhësorë të poliedrikut Peter Prifti (1924-2010)*

Kristina Jorgaqi
Shkrimi shqyrton interesat gjuhësorë të Peter Priftit (1924-2010) duke i konsideruar ato një anë të rëndësishme të veprimtarisë së tij intelektuale në diasporën shqiptaro-amerikane. Duke u mbështetur në veprën didaktike, publicistike e studimore të Peter Priftit, vihet në pah kontributi i tij për më…

Prirje të zhvillimit të terminologjisë shqipe pas Luftës së Dytë Botërore

Abdurrahim Maxhuni
Terminologjia shqipe pas LDB-së mori kahe të duhura shkencore. Jo vetëm se, si çështje mori vëmendje edhe më të madhe nga gjuhëtarë, por edhe u krijuan kushte më të mira për përudhjen e saj. Filluan të botoheshin revista shkencore, në të cilat zinin vend probleme të ndryshme të kësaj fushe, u themel…

NDIHMESA E REVISTËS ‘PËRPJEKJA SHQIPTARE’ PËR GJUHËN SHQIPE

Shkëlqim Milaku
Numri i parë i revistës mujore ‘Përpjekja shqiptare’ doli në tetor 1936 dhe vazhdoi deri në dhjetor 1938. Në këtë revistë janë shtruar tema të ndryshme nga gjuhësia, letërsia, sociologjia, psikologjia, pedagogjia, historia, ekonomia, sporti e tema të tjera. Siç dihet, gjuha e revistës nuk është stan…

FIGURAT E SHQUARA DHE KONTRIBUTI I TYRE NË FORMËSIMIN E GJUHËS DHE ARSIMIT SHQIP

Xhemile Abdiu
Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Jani Vreto, në shkurt të vitit 1879, botuan librin Alfabetare e gjuhësë shqip, në të njëjtin vit kur u themelua edhe Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip. Kjo vepër, me karakter enciklopedik dhe didaktik, konsiderohet si botimi i parë kolektiv i Rilindjes Kombëtare m…

Të dhënat dokumentare dhe historiku i njohjes së teksteve të vjetra shqipe

Evalda Paci
Në këtë trajtesë synohet të vihet në dukje rëndësia e disponimit të të dhënave konkrete mbi jetëshkrimin e autorëve që përfaqësojnë periudhat më të hershme të zhvillimit të kulturës së shkrimit shqip dhe të historisë së letërsisë së shkruar shqipe. Të tilla të dhëna në disa botime shënohen në mënyrë…
OA Optime SQ

The ethics of communication with patients: A qualitative analysis of transparency and information

Juventina Ngjela, Agim Koçiraj, Erda Qorri, Dorian Kostandini
Introduction: Effective communication between healthcare professionals and patients is an essential component of person-centred care and has a direct impact on the quality of care, patient experience, and health outcomes. This material addresses how the communication style of healthcare professional…

Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare

Valter Memisha
Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Je…

Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk

Gentrit Smakaj
Kongresi i Parë xhonturk u mbajt në Paris më 4-9 shkurt 1902. Ky kongres përbënte një pikë kthese kritike në marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave të shqiptarëve për autonomi gjatë sundimit të Sulltan Abdyl Hamitit II bëri që ata t’i drejtoheshin lëvizj…

Vështrim trajtimit të krimeve serbe ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913

Nuridin Ahmeti
Nga ngjarjet më tragjike në historinë e popullit shqiptar është edhe ajo e luftërave ballkanike, të zhvilluara gjatë viteve 1912-1913. Tragjike vlerësohet për faktin se në këto vite llogaritet se, nga forcat e Aleancës Ballkanike, u vranë dhe u masakruan mbi 20 mijë shqiptarë, pa kursyer as moshë e …