1,369 rezultate

Faqja 25 / 115
OA Univers SQ

Shkolla Shqipe me mësim plotësues, realitet në 100-vjetorin e Pavarësisë

Ma. Valentina Çela
Gjuha e folur shqipe rrjedh nga thellësia e shekujve, nga ilirishtja, arbërishtja, shqipja. Ajo u rezistoi të gjitha stuhive të përplasura mbi të. Sot është ndër 5-6 gjuhët më të rëndësishme në Europë dhe ndër 11 gjuhët më të rëndësishme në botë. Gjuha shqipe flitet në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedo…

Zhvillimi i njëtrajtshëm i rrjetit arkivor kombëtar përmes bashkëpunimit me komunitetin

Enkelejda Sejdini
Zhvillimi i njëtrajtshëm shihet në dy plane: zhvillim dhe përgatitje të vazhdueshme në rrafshin historik të botës profesionale, e parë kjo si në nivel kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar dhe së dyti trajtimi i lëndës arkivore për të qenë e aksesueshme për publikun multidimensional. Zhvillimi i njëtrajt…
OA Kosova SQ

Kontributi i Medresesë “Alauddin” në strehimin e studentëve shqiptarë gjatë vitit 1990 pas dëbimit nga universiteti dhe konviktet nga regjimi Serb

Drin Aliu
Medreseja e Ulët shqiptare (“Aluddin”) u hap dhe e filloi punën e saj edukativo-arsimore më 01.11.1951 në qytetin e Prishtinës. Medreseja e Ulët shqiptare funksiononte në kuadër të institucionit të Bashkësisë së Fesë Islame (BFI). Kjo shkollë fetare filloi veprimtarinë e saj edukativo-arsimore në ko…
OA Kosova SQ

Historiku i veprave të letërsisë së vjetër Shqipe, një premisë e rëndësishme në trajtimin analitik e njohës të tyre

Evalda Paci
Në këtë trajtesë sintetike nënvizojmë rëndësinë e njohjes së thelluar të rrethanave të përvijimit apo inicimit të veprave të letërsisë së vjetër shqipe, të lidhura ngushtë dhe me institucione të shtypshkrimit në areale të caktuara të zhvillimeve kulturore në Evropë. Një argument i tillë ka tërhequr …
OA Kosova SQ

Ndikimi i revolucionit xhonturk në nacionalizmin Shqiptar

Gentrit Smakaj
Studimi ynë do të shqyrtojë dhe vlerësojë ndikimin e Revolucionit Xhonturk të vitit 1908 në nacionalizmin shqiptar. Për të analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse Lëvizjen Nacionaliste Shqiptare gjatë periudhës së dytë kushtetuese dhe ndikimin e Revolucionit Xhonturk, është i nevojshëm një shqyrtim i …
OA Kosova SQ

Aspekte shoqërore, politike dhe kulturore në prag të kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë në dritën e shtypit shqiptar

Ardita Hajdari
Në shtypin shqiptar të kohës gjejmë të dhëna me interes për rrethanat shoqërore, politike dhe kulturore në prag të kryengritjes së vitit 1910 në vilajetin e Kosovës. Shpallja e Kushtetutës apo Hyrietit kishte ngjallur shpresa në mesin e shqiptarëve për autonomi në administrim dhe arsimim në gjuhën s…
OA Univers SQ

Polemika për dialektet për një unifikim gjuhësor

Albert Kotini
Para Kongresit të Manastirit, 1 – 9 nëntor 1908, kishte konfuzion, sepse nuk ishte rënë dakord për një alfabet kombëtar. Mendja e mençur shqiptare e zgjidhi këtë problem në Kongresin e Manastirit si dhe në Kongresin e Dibrës kur vendosën një alfabet të gjuhës shqipe me toskërishte, e gegërishten si …
OA Univers SQ

Gjurmime në publicistikën e Sami Frashërit

Prof. Dr. Hamit Boriçi
Sami Frashëri, dijetari dhe ideologu i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare ishte dhe mbetet edhe një prej publicistëve më të shquar atdhetarë në kohëra.Trashëgimia e tij edhe në këtë lëmë është e begatë. Ai hyri në gazetari si redaktor dhe kryeredaktor i revistës kulturore “Hadika” (Kopshti). Dy vj…