882 results

Page 45 / 74
OA Antropology SQ

Rites de passage në një shqyrtim analitik

Jonida Sela
Ky artikull merr shkas nga synimi për t’i gjetur një përkufizim ritit. Duke hulumtuar për këtë në nivelin bibliografik, u mendua të ndalemi te rites de passage, si një koncept kyç është artikuluar fillimisht nga Arnold van Gennep dhe më pas, nga Victor Turner dhe Roland Grimes. Por ky koncept rimerr…
OA Antropology EN

Modernist rural landscapes along ancient roads

Cristina Pallini, Aleksa Karolija
This contribution addresses the notion of “Uses of Past” against two “modernist rural landscapes” examined in the framework of the MODSCAPES project.1 Both covering a rather short timeframe, the cases of Northern Greece (1920s) and of the Pontine Plain in central Italy (1930s) represent polar opposi…
OA Antropology SQ

Historia, etnologjia dhe e drejta zakonore

Nebi Bardhoshi · Institute of Cultural Anthropology and Art Studies (IAK…
Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri është një tekst pedagogjik për studentin e së drejtës, konceptuar në periudhën e diktaturës së proletariatit, i cili është rishikuar me qëllim që të përshtatet për kontekstin post-komunist. Edhe pse rrok tema qendrore për dijen mo…
OA Antropology SQ

Etnografi për Skënderbeun: interpretime antropologjike

Nebi Bardhoshi
Në këtë punim do të shqyrtohet narrativa etnografike për figurën e Skënderbeut, duke pasur në vëmendje rolin që i është dhënë kësaj figure për domethënien kolektive mbi veten dhe tjetrin, të drejtën, drejtësinë. Duke synuar një analizë realiste, procesi shqyrtues duhet të kalojë nëpër një ndërndeshj…
OA Antropology SQ

Figura të mitologjisë në epikën popullore shqiptare dhe propozim për një rrugë alternative të mbërritjes së tyre në epos

Arian Leka
Teksa e njeh mitologjinë si një sistem simbolesh, artikulli trajton jo vetëm fazat e zhvillimit të sistemeve mitologjike dhe elementeve të tij si inventar mitografik, por ndalet për të hedhur dritë edhe mbi disa figura të veçanta të mitologjisë klasike, që ndeshen në trup të këngëve epike shqiptare.…
OA Antropology SQ

Mbi krijimtarinë e Molla Hysen Dobraçit

Edmir Ballgjati
Molla Hysen Dobraçi është një figurë relativisht pak e njohur, i përmendur kryesisht si një ndër përfaqësuesit e letërsisë së ashtuquajtur të bejtexhinjve. Krijimtaria e tij ende sot mbetet përgjithësisht e panjohur dhe e pastudiuar, pavarësisht vlerësimit të lartë me të cilin e pati përmendur Zef J…
OA Antropology SQ

Në rrugët e ndërtimit socialist: institucione dhe institucionalizim

Mikaela Minga · Institute of Cultural Anthropology and Art Studies (IAK…
Në këtë punim marrim në shqyrtim një periudhë historike të zhvillimeve muzikore në Shqipëri që fillon me mesin e viteve ’40 dhe shkon deri në vitet ’60 të shekullit XX. Fokusi kryesor është procesi i institucionalizimit muzikor në kushtet e diktaturës së proletariatit. Nuk bëhet fj…
OA Antropology SQ

Poemi simfonik Skënderbeu i Fan Nolit: rast studimi për përfaqësimin muzikor të heroit kombëtar

Mikaela Minga
Përfaqësimi i Skënderbeut në muzikë mund të gjurmohet në një seri veprash të kompozuara nga autorë të huaj dhe shqiptarë, në periudha të ndryshme historike. Pasi të japim një paraqitje të përgjithshme të konteksteve social-kulturore të cilat kanë prodhuar këto vepra, do të ndalemi konkretisht te Fan…

Praktikat muzikore dhe roli i amatorizmit dhe i veprimtarisë së shoqërive kulturore - muzikore në kosovë në pjesën e parë të shekullit xx

Kristina Perkola
Ky studim nënvizon rëndësinë e aktivitetit të shoqërive kulturore - muzikore në pjesën e parë të shekullit XX. Zhvillimet kulturore të bëra në vitet para Luftës së Dytë Botërore përbëjnë një pikë kyçe diskutimi, duke nënvizuar lidhjen intime me zhvillimet muzikore të asaj periudhe, të cilat domosdos…
OA Univers SQ

Të jesh Imam në epokën digjitale

Eljesa Asani
Epoka Digjitale me risitë e saj që sjellë, paraqet sfida por edhe mundësi për njerëzimin. Krahas zhvillimeve me shpejtësi marramendëse, kemi përgjegjësinë që njerëzve t’i ofrojmë një model të frymëzuar nga mësimet islame. Ndryshimet dhe risitë që sjell Epoka Digjitale do të jenë pa dyshim edhe në qe…
OA Univers SQ

Problematika në mësimdhënien e historisë së filozofisë

Aleksandër Kocani, Ada Kocani
Me trajtimin e problematikave në mësimdhënien historisë së filozofisë tentojmë të kapim mangësitë dhe problemet në mësimin e shkencave shoqërore dhe humane  në shkolla të mesme dhe medrese. Pra, synojmë të nxjerrim në pah disa probleme lidhur me funksionin formues të qytetarit aktiv që duhet të luaj…
OA Univers SQ

Roli i Kishës Ortodokse Serbe në dëm të çështjes së Kosovës (1912-1999)

Adnan Qaka
Punimi “Roli i kishës ortodokse serbe në dëm të çështjes së Kosovës nga viti 1912 e deri në vitin 1999”  paraqet një studim lidhur me institucionin shumë të fuqishëm të gjithë historisë së popullit serb. Fjala është për kishën ortodokse serbe, e cila pa dyshim mbetet një nga katër faktorët më të fuq…