Articles Journals Publishers Subjects

88 results

Page 3 / 8
OA Univers SQ

Mirësjellja gjuhësore dhe format e shprehjes së saj në shqipen e në italishten

Ma. Alessia Bergamin
Ky studim, i ndërmarrë nga një studim doktorate me mëtime jo vetëm përshkruese, por edhe përqasëse e kontrastive të lëndës nga dy gjuhë në kontakt: të shqipes dhe italishtes, synon pikërisht të vërë në dukje se në çfarë mase e shkalle njohja dhe përdorimi i këtyre strukturave mund të jenë thelbësore…

Disa hapa të rëndësishëm në digjitimin e materialeve arkivore

Altin Kokoli
Si arkivist, duke punuar prej vitesh në këtë fushë, më duhet ta pranoj se të gjitha detyrat tradicionale të përditshme të një arkivisti kanë ndryshuar në mënyra të ndryshme në epokën që po jetojmë sot. Kjo ka ndodhur për shumë arsye, por më e rëndësishmja është dominimi i mjedisit online, digjital d…
OA Univers SQ

Nivelet e barasvlerës në përkthimet e Kuranit në gjuhën shqipe

Dr. Ziber Lata
Studimet gjuhësore viteve të fundit janë shtrirë në sfera të ndryshme. Në mesin e këtyre studimeve fatmirësisht ka hyrë edhe studimi i Kuranit Fisnik. Versionet e shumta të përkthimeve të Kuranit në gjuhën shqipe, të cilat janë mbi dhjetë, kanë ngjallur kërshërinë studiuesve të gjuhës dhe letërsisë …
OA Univers SQ

Vështrim krahasimor i rrëfimit te “Një ambasadë e zullëve në Paris” dhe në esenë “Shqipëria si m’u duk”

Alba Gega
Rrëfimi është kuintesenca analitike në tregime dhe ese, e cila shkapërdredh fijet multifunksionale semiotike-semantike të tij. Si i tillë, ai na lejon që të analizojmë nga pikëpamja narrative edhe semantikat analitike-tregimtare dhe rrëfimore si tregimin “Një ambasadë e zullëve në Paris” madje në kë…
OA Univers SQ

Mendimi filozofik islam dhe zgjatjet e tij në konceptet postmoderne

Ramazan Fetahu
Mendimi filozofik islam e arriti konsolidimin, më pas edhe shtrirjen e tij në mendësinë perëndimore përmes qytetërimit andaluzian. Andaluzia ishte qendra e zhvillimit të mendimit teologjik, mistik dhe filozofik islam. Personaliteti më i rëndësishëm i kësaj periudhe padyshim se është mistiku i madh M…

Veçori semantike të pasthirrmave në gjuhën shqipe

Adelinë Selmani
Në këtë punim janë trajtuar karakteristikat semantike të pasthirrmave të gjuhës shqipe, duke filluar qysh nga klasifikimi i tyre sipas kriterit semantik që, në gjuhën shqipe, ashtu si në anglishte e gjuhë të tjera, është bazuar në funksione të veçanta komunikuese që kryejnë pasthirrmat, thënë më sak…

Semantika dhe termat

Idriz Metani
Artikulli i pranishëm ka si objekt studimi terminologjinë e semantikës leksikore, për të cilën, me sa dimë deri tani, nuk ka ndonjë trajtesë të veçantë, ku të vihet në dukje gjendja, zhvillimet e reja të kësaj terminologjie dhe vendi që zë ajo në gji të terminologjisë së gjuhësisë në përgjithësi. Si…

Çështje të botimit të veprave leksikografike në Prishtinë gjatë periudhës 1966-1981

Begzad Baliu
Punimi synon të sjellë një pamje të plotë të botimit të veprave në fushë të leksikografisë, në një periudhë kur po bëheshin përpjekje të veçanta për standardizimin e gjuhës shqipe. Karakteristikë e këtyre botimeve është edhe përfshirja në këtë kohë edhe e leksikografisë bashkëkohore, asaj në fushë t…

‘Prologu’ i këngëtores arbëreshe I F. A. Santorit, i shqyrtuar përmes prurjeve teorike dhe koncepteve të përpunuara në analizën e diskursit dhe pragmatikën letrare

Tomorr Plangarica
Shqyrtimi i një vepre letrare, madje i një pjesëze të veçantë të saj, siç është vargëzimi hyrës i Këngëtores arbëreshe (që për lehtësi studimi, por jo vetëm, emërtohet nga studiuesit si "prolog" - tetë vargje, të organizuara në dy strofa), duket si ndërmarrje që mund të bjerë ndesh me vetë parimet q…
OA Antropology SQ

Etnografia e të folmes së Rekës së Epërme

Bukurije Mustafa
Ana kuptimore e leksemave të etnokulturës në gjuhësi merr vlera të treguesit, i cili shfaqet jo vetëm si emërtues, por edhe në një funksion më të gjerë, në sferën e së ashtuquajturës etnosemantikë ose në “kuptimin kulturor”, që është trajuar edhe në antropologjinë e gjuhës apo në etnografinë e të fo…