Articles Journals Publishers Subjects

10 results

OA Kosova SQ

Dimensioni ekonomik dhe social i tavernave në Kosovë gjatë mesjetës

Gjon Berisha
Ky studim trajton dhe analizon funksionimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të tavernave në Kosovën mesjetare (Novobërdë, Prishtinë, Prizren, etj.), duke i vendosur ato në kontekstin më të gjerë të traditës së vreshtarisë dhe kulturës së verës, e cila ka rrënjë të hershme që nga periudha dardane dhe…

Zejët tradicionale të Kosovës: midis harresës dhe ripërtëritjes

Valon Shkodra
Ky punim është vazhdimësi e një pune të gjatë hulumtuese në terren. Rezultatet tona janë të bazuara në qytete të ndryshme të Kosovës, pra është një studim i etnografisë urbane. Për këtë punim do t’i prezantojmë edhe disa rezultate nga hulumtimet tona të kryera në Arkivin e Kosovës, në Qendrën Rajona…

Koleksioni i fotografive në arkivin e Kosovës si burim për kërkime etnografike

Valon Shkodra
Historia, po edhe shkencat e tjera që merren me ndriçimin e së kaluarës njerëzore, më së shumti u kushtojnë rëndësi burimeve të shkruara, duke neglizhuar ose duke mos i kushtuar vëmendje të duhur llojeve të tjera të burimeve si, fjala vjen, rrëfimeve a kujtimeve orale, fotografive etj., duke i konsi…

Elemente nga fjalori i Dogançes, fragmente bisedash dhe tekste ne ketë te folme

Qemal Haxhihasani
Në këtë fjalor epen rreth 650 fjalë të dogançes dhe të lovidharçes. Ato janc nxjerrë nga biseda e tregime të regjistrueme në këtë të folme — nji pjesë e emnave të objekteve edhe nga pyetje të drejtueme drejtpërsëdrejti informatorve. Ilustrimi i kuptimit në shumë raste bahet edhe me kontekst. Janë dh…

Dogançja e folmja shoqnore e zejtarve shetitës të rrethit të Përmetit dhe Leskovikut

Qemal Haxhihasani
Fjala dogançe përdoret si formitn ndajfoljor: rrue dogançe, ja pëlcet dogançe (kupton, flet dogançe), po edhe si emën dogançe — dogançja. Me kët termë kuptohet nji nga të folinet tona shoqnore ma të përhapuna nga pikpamja e shtrimjes gjeografike dhe e zejtarve që e përdorin, si edhe ma të pasunat pë…