Articles Journals Publishers Subjects

39 results

Page 1 / 4

Interesat gjuhësorë të poliedrikut Peter Prifti (1924-2010)*

Kristina Jorgaqi
Shkrimi shqyrton interesat gjuhësorë të Peter Priftit (1924-2010) duke i konsideruar ato një anë të rëndësishme të veprimtarisë së tij intelektuale në diasporën shqiptaro-amerikane. Duke u mbështetur në veprën didaktike, publicistike e studimore të Peter Priftit, vihet në pah kontributi i tij për më…

Për një hapësirë më të gjerë të gjuhësisë së diskursit në mendimin gjuhësor shqiptar

Tomorr Plangarica
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi zhvillimet në etapën e tanishme të një hullie të veçantë kërkimi në shkencat e ligjërimit, që po njihet përgjithësisht me emërtimet “gjuhësi e diskursit” ose “analizë e diskursit”; synohet, gjithashtu, të sillen argumente për nevojën e thellimit të shqyrtime…

PËRDORIMI I GJUHËS SHQIPE NË EDICIONET E LAJMEVE NË RADIO-TELEVIZIONIN E MAQEDONISË SË VERIUT DHE NË ALSAT M

Adelina Xhaferri, Esmije Veseli
Gjuha shqipe, që nga lashtësia e deri më sot, mbetet një gjuhë e veçantë dhe me vlera të veçanta kulturore e kombëtare. Struktura dhe përmbajtja e saj kanë qenë gjithmonë objekt studimi për gjuhëtarë vendas dhe të huaj. Me kalimin e kohës, veçanërisht në hapësirat publike dhe mediatike, është rritur…

SHQIPJA NËN EFEKTIN E GLOBALIZIMIT BRENDAETNIK DHE NDËRETNIK

Behar Hoxhaj
Ky artikull analizon statusin e gjuhës shqipe nën ndikimin e globalizimit brenda-etnik dhe ndëretnik, si pjesë e proceseve më të gjera të globalizimit botëror. Në këtë kuadër, shqipja përballet me dy sfida kryesore: (1) trysnia nga huazimet leksikore prej gjuhëve të huaja; dhe (2) globalizimi brenda…

Mbi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë: vështirësitë dhe mundësitë – në shembullin e vendeve gjermanishtfolëse

Izer Maksuti
Gjuha nuk shërben vetëm si mjet komunikimi, por edhe si bartëse e traditave, vlerave dhe vetëdijes historike. Kujdesi për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë është i rëndësishëm për identitetin kulturor dhe bashkimin shoqëror të komuniteteve shqiptare në mbarë botën. Në një kohë të globalizimit dhe…
OA Kosova SQ

Zef Lush Marku militant i Lëvizjes Punëtore në Kosovë dhe në Maqedoni (1885— 1920)

Ramiz Abdyli
Zef Lush Marku është një nga militantët e lëvizjes punëtore në Kosovë dhe Maqedoni. Ai është një folës i zellshëm i ideve socialiste dhe një nga ata që ka luftuar gjithmonë kundër prangave të skllavërisë së borgjezisë. Ai ia kushtoi gjithë qenien e tij këtyre idealeve që nga ditët e para të jetës së…
OA Univers SQ

Probleme aktuale të shqipes sot

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Shqipja vijon të jetë nën trysninë e shkruesve dhe folësve të pakujdesshëm. Shteti dhe institucionet publike që varen ose lejohen prej tij duhet të kenë më shumë dashuri e kujdes për gjuhën që përdorin. Ka ardhur koha që normëshkelësit të përgjigjen për dëmin që i shkaktojnë gjuhës shqipe. “Malli” p…
OA Univers SQ

Defterët osmanë të regjistrimit të popullsisë

Akademik Shaban Demiraj
Ky punim trajton vlerën e regjistrave të parë të popullsisë osmane si një burim i rëndësishëm informacioni për historinë mesjetare të popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe. Siç dihet, në regjistrat osmanë zakonisht janë shënuar emrat e kryefamiljarëve ose beqarëve meshkuj e aty-këtu edhe femra, kur…

Mirësjellja si strategji gjuhësore për ta ruajtur, ndërtuar a rindërtuar imazhin

Vjosa Osmani
Mënyra se si folësit komunikojnë e çfarë strategjish gjuhësore përdorin gjatë ndërveprimit, luan rol të rëndësishëm në ndërtimin jo vetëm të raporteve në mes tyre, por edhe në ndërtimin e imazhit në shoqëri. Një mekanizëm esencial për krijimin e marrëdhënieve e imazheve të caktuara konsiderohet pikë…