Artikujt Revista Botuesit Lëndët

19 rezultate

Faqja 1 / 2

Neologjizmat dhe planifikimi leksikografik në gjuhën shqipe

Adelina Çerpja
Neologjizmat janë një nga treguesit më të dukshëm të zhvillimit leksikor. Ky punim trajton rëndësinë e neologjizmave, duke u përqendruar në identifikimin, stabilizimin dhe institucionalizimin e tyre në burimet normative dhe leksikografike të shqipes. Studimi ndërthur trajtimin teorik me disa vëzhgim…
OA Kosova SQ

Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit

Luan Tetaj
Naum Veqilharxhi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të ilumi- nizmit shqiptar dhe një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare. I for- muar intelektualisht në frymën e mendimit iluminist evropian, ai e kuptoi se emancipimi i kombit shqiptar nuk mund të arrihej pa arsimimin dhe zhvilli…
OA Univers SQ

Tipare të përhapjes së islamit në Shqipëri

Siri Hoxha
Historia e përhapjes së Islamit në territoret shqiptare, për shkak të veçorive të këtij procesi në krahasim me vendet e tjera të rajonit, lidhet me parahistorinë e përhapjes dhe shpërndarjes së të dy krahëve të Krishtërimit. Boshllëku i lënë nga Krishtërimi pikërisht në territoret shqiptare është nd…
OA Optime SQ

Shkolla, mjedisi i shoqërizimit dhe mësimit

Natasha Poroçani, Helena Grillo
Shkolla është mjedisi ku nxënësit e mësuesit shoqërizohen me njëri tjetrin dhe mes tyre, por edhe vendi specifik për të siguruar procesin e të mësuarit, të cilin e ka prioritetin kryesor. Vlera e saj mjedisore perceptohet dhe aplikohet në tri akse: në mjedisin fizik (vendi konkret), biologjik (me ka…

Një tjetër sprovë për krijimin e një modeli shqipeje letrare të përbashkët

Kristina Jorgaqi
Pas “eksperimentit” të parë gjuhësor të kryer prej Dhimitër Kamardës për krijimin e një modeli shqipeje letrare të përbashkët, qe përsëri një arbëresh, Zef Skiroi, që bëri përpjekjen e dytë të këtij lloji. Modelin e shqipes së përbashkët ai u përpoq ta realizonte duke përpunuar gjuhën e poemës së ve…

Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes piaac dhe përvojat në Kosovë

Haxhere Zylfiu
Vlerësimet për nivelin e kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim, të realizuar në dy dekadat e fundit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin të pakta dhe hipotetike. Vlerësimet e deritanishme i referohen analfabetizmit klasik në kuptimin e ngushtë të fjalës, pra paaftësisë për të s…

Vëzhgim i stereotipave dhe paragjykimeve tek një grup nxënësish të shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri

Albulena Breznica
Studimi ynë përfshinë një grup prej 28 nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri (qytezë në Republikën e Kosovës), ku gjysma janë Vushtrrias/vendas dhe gjysma nga fshatrat e ndryshme të Vushtrrisë, të ardhur në qytezë pas luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këto dy grupe u ide…

Riformatimi i profesionit të gazetarit në periudhën e ndryshimit teknologjik të televizionit

Eno Popi
Në dy dekadat e fundit, mjedisi mediatik ka pësuar ndryshime drastike, që kanë ardhur si rrjedhojë e zhvillimit të teknologjisë. Dita e një gazetari ka ndryshuar rrënjësisht. Veçanërisht dhjetë vitet e fundit janë shfaqur mjete dhe praktika të reja, që u diktojnë gazetarëve praktika të reja në punën…