Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare nga kapitullimiiitalisë fashiste deri në fund të nëntorit 1944
Pas çarmatimit të forcave pushtuese italiane, që u bë me marrëveshjen e gjermanëve dhe të italianëve të 10.IX.1943, një pjesë e forcave italiane iu bashkëngjit pushtuesve gjermanë, ndërsa pjesa tjetër LNÇ-së në Kosovë. Njësitet e divizionit italian “Puglie” i çarmatosi Korparmata e 21-të gjermane.