Shefki Sejdiu (1936-2023)
Vetëm pak kohë pasi kishte mbushur 87 vjet, më 23 korrik 2023, u nda nga jeta Profesori i Universitetit të Prishtinës, ligjëruesi i gjuhës dhe letërsisë së vjetër franceze dhe gjuhës latine, si dhe romanisti, ballkanologu e linguisti i formuar në metodat më bashkëkohore të linguistikës europiane.