Ndëshkimi fizik dhe ndikimi i tij në shfaqjen e sjelljeve agresive te fëmijët
Fokusi i këtij studimi është eksplorimi i faktorëve që lidhen me ndëshkimin fizik prindëror dhe shfaqjen e agresivitetit te fëmijët në moshën shkollore. Studimi është realizuar në Tiranë dhe Durrës, me fëmijë të tetë shkollave fillore, gjithsej 830 fëmijë të grupmoshës 7 deri 11 vjeç.