Articles Journals Publishers Subjects

75 results

Page 6 / 7

Disa çështje të kategorisë gramatikore të diatezës në gjuhën shqipe

Ethem Likaj
Në këtë kumtesë ne do të shtjellojmë jo kategorinë gramatikore të diatezës në tërësi, por vetëm disa çështje, që i dikton vetë materiali i gjuhës shqipe dhe që kanë të bëjnë kryesisht me përkufizimin e diatezës dhe me grupimin e foljeve në diatezë. Në përkufizimin tradicional të diatezës në përgjit…

Fjalorët shqip-anglisht e anglisht-shqip dhe «Fjalori anglisht-shqip» i Stuart Manit.

Xhevat Lloshi
Në fillim të shekullit të kaluar, përforcimi i politikës angleze, ne rivalibet me Francën, për depërtimin në Ballkan, na ka dhënë shënimet « udhëtàmit të Hobhauzit dhe të Martin-Likut. Duke përmendur shqipen në një shtojcë të veprës së vet Hobhauzil vëren se nuk ka dëgjuar që të jetë e shkruar, pran…

Vëzhgime mbi emërtimet e reja të grave sipas profesionit në fushën e prodhimit industrial pas çlirimit

Kornelja Sima
Problemi i emërtimit të njerëzve sipas profesionit që ushtrojnë dhe detyrës që kanë, duke qenë një çështje e veçantë e leksikut dhe e fjalëformimit, deri më sot, nuk është trajtuar më vete në ndonjë studim. Megjithatë në punirne të ndryshme për leksikologjinë, fjalëfor- mimin dhe gramatikën e shqipe…

Të mësuarit e gramatikës së gjuhës shqipe në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë

Bekim Morina
Në fushën Gjuhët dhe komunikimi, gjuha shqipe dhe letërsia trajtohen së bashku dhe janë përfshirë në një tekst të vetëm shkollor. Ky integrim sjell përfitime dhe sfida në procesin e mësimit të gramatikës në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Qëllimi i hulumtimit ishte të shqyrtojë mënyrën se si më…

Rezultatet në fushën e fonetikës dhe të gramatikës së shqipes së sotme gjatë 25 vjetve të çlirimit

Minella Totoni, Enver Hysa
Në fushën e fonetikës dhe të gramatikës së shqipes së sotme gjatë kë- tyre 25 v jet ve, si dhe në fushat e tjera të gjuhësisë, janë arritur rezultate të rëndësishme, të cilat janë përcaktuar nga kushtet e re ja që u krijuan pas fitores së revolucionit popullor në vendin tonë. Menjëherë pas fitores s…

Mendime mbi trajtimin e shndërrimeve fonetike në «gramatikën e gjuhës së sotme letrare shqipe»

Jorgji Gjinari
Në Gramatikën e gjuhës së sotme letrare shqipe që po harton Instituts i historisë dhe i gjuhësisë në bashkëpunim me Fakultetin e historisë e të filologjisë, do të ketë edhe një kapitull ku do të trajtohen shndërrimet fonetike që vërehen në format e ndryshme që merr fjala gjatë fleksionit edhe në fja…