Artikujt Revista Botuesit Lëndët

263 rezultate

Faqja 4 / 22
OA Optime SQ

Promovimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër krimit në vendet e Ballkanit Perëndimor

Halim Bajraktari, Valeri Qatani
Ndërtimi i sigurisë juridike dhe mundësimi i drejtësisë së vërtetë si kusht për shtetet demokratike mbetet një sfidë për vendet në tranzicion, dhe veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kriminaliteti si fenomen negativ është shkaku kryesor që dobëson nxitjen e shtetit të së drejtës, prandaj …

Figura e Skënderbeut në revistat shqiptare midis dy luftërave botërore

Faton Pllana
Në zhvillimin e historiografisë shqiptare, fazë e rëndësishme e zhvillimit të saj është edhe pa dyshim periudha mes dy luftërave botërore. Në këtë fazë shohim përpjekjet e para të autorëve shqiptarë të kohës për shkrimin e historisë së popullit shqiptar me element kritik dhe shkencor, edhe pse kjo i…
OA Kosova SQ

Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtinës në revistën “Udha e s’ vertetës”

Alban Dobruna
Kadri Prishtina i njohur më tepër si Hoxha Kadriu, bëri emër jo vetëm si atdhetar i devotshëm, por edhe si diplomat, jurist dhe publicist, që la mendime me vlerë edhe në fushën e publicistikes. Hoxha Kadri Prishtina ka qenë e do të mbetet një nga figurat e shquara kombëtare, shëmbëlltyrë fiymëzimi p…
OA Kosova SQ

Pjesëmarrja e shqiptarëve të Pejës dhe të rrethinës në luftën nacionalçlirimtare (1941 —1945)

Sylë Dreshaj
 Në këtë punim janë bërë përpjekje që sa më realisht të paraqitet pjesëmarrja e shqiptarëve të Pejës dhe të rrethinës në LNÇ nën udhëheqjen e Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovë e Dukagjin. Për këtë temë nuk ka shkruar askush në veçanti deri tash. Për trajtimin e këtij problemi janë shfrytë…
OA Optime SQ

Aplikime të elektronikës dhe teknologjisë së informacionit për rritjen e eficencës në ekonominë bujqësore

Fatmir Basholli, Ebrahim Elsayed
Interneti i gjërave IoT (Internet of things) është një koncept i gjerë që përdoret për të përshkruar ndërlidhjen e objekteve të ndryshme, që përdoren gjatë jetës së përditshme, IoT ka qëllim të lidhë çdo person dhe çdo objekt, duke krijuar një mjedis inteligjent përmes internetit. Avancimet teknolog…
OA Kosova SQ

Kontributi i “Shoqërisë biblike” për arsimin shqip në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX

Memli Krasniqi
Periudha historike pas Lidhjes së Prizrenit është e njohur si kohë e përpjekjeve të rilindësve tanë për emancipimin kulturor të kombit shqiptar. Për ta u bë më se e qartë se pos luftës së armatosur duhet zhvilluar edhe luftën në fushën e kulturës e posaçërisht në atë të arsimimit në gjuhën kombëtare…