Artikujt Revista Botuesit Lëndët

665 rezultate

Faqja 3 / 56

SHTETFORMIMI PËRMES ARSIMIT

Valbona Nathanaili
Ky artikull analizon dy ligje themelore në fushën e arsimit, miratuar në Shqipëri në vitet 1921 dhe 1922, duke i vendosur në kontekstin e përpjekjeve të hershme të shtetit shqiptar për të konsoliduar autoritetin dhe për të ndërtuar institucione publike moderne. Studimi shqyrton karakteristikat admin…

IDEOLOGJIA DHE LEKSIKU NË TEKSTET MËSIMORE TË GJUHËS SHQIPE PARA VITIT 1990

Orjeta Baja, Irida Hoti
Ky punim trajton paraqitjen kontekstuale dhe ideologjike të leksikut në tekstet mësimore të gjuhës shqipe para vitit 1990, vit që shënoi rënien e regjimit komunist dhe tranzicionin drejt një sistemi demokratik në Shqipëri. Ideologjia komuniste e asaj periudhe ndikoi jo vetëm në sistemin politik dhe …

FIGURAT E SHQUARA DHE KONTRIBUTI I TYRE NË FORMËSIMIN E GJUHËS DHE ARSIMIT SHQIP

Xhemile Abdiu
Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Jani Vreto, në shkurt të vitit 1879, botuan librin Alfabetare e gjuhësë shqip, në të njëjtin vit kur u themelua edhe Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip. Kjo vepër, me karakter enciklopedik dhe didaktik, konsiderohet si botimi i parë kolektiv i Rilindjes Kombëtare m…

RRUGËTIMI I SHKOLLËS SHQIPE NË SHEKUJT XVII-XIX

Eranda Halluni Bilali, Nertila Haxhia Ljarja
Ky punim eksploron historinë e arsimit shqip gjatë periudhës së hershme moderne, duke u fokusuar në sfidat dhe zhvillimet që përcaktuan formimin dhe mbijetesën e shkollave shqipe. Duke analizuar burimet historike, dokumentet bashkëkohore dhe studimet e historianëve, ky punim synon të nxjerrë në pah …

Interesat e mësimdhënësve për rikualifikim në programin Avancimi i Kualifikimit të Mësimdhënësve

Bashkim Ali Azemi, Remzi Bujari, Agim Bujari · Pedagogical Institute of Kosovo
Qëllimi i këtij punimi është të analizojë rolin e interesave në pjesmarrjen e mësimdhënësve në AKM nga aspekti i nxitjes për rikualifikim. Kualifikimi tani shihet si një domosdoshmëri për arsye se mësimdhënësve, sot, u duhet të marrin informacione dhe të përballen me sfidat e të ardhmes në vitet që …

Përvojat pas vlerësimit pisa: analiza dhe refleksione

Ismet Potera, Belgyzare Kryeziu
Në këtë artikull janë shqyrtuar studimet lidhur me përvojat e vendeve pas PISA-s, duke përfshirë aspektet kryesore të identifikimit të sfidave dhe mundësive në arsim, përmirësimin e politikave arsimore, si dhe ndikimin në praktikat mësimore dhe trajnimin e mësimdhënësve. Studimet tregojnë se vendet…
OA Univers SQ

Istvan Schutz - vijues dhe zhvillues i traditës albanologjike hungareze

Prof. Dr. Emil Lafe
Profesori hungarez István Schütz është një emër i njohur prej kohësh në fushën e studimeve albano-ballkanologjike moderne dhe është përfaqësuesi më i famshëm i albanologjisë në Hungari. Interesat e tij për gjuhën shqipe filluan që në vitin 1948, kur ai u caktua të mësonte hungarisht studentët e parë…