Artikujt Revista Botuesit Lëndët

54 rezultate

Faqja 3 / 5

Romani “Sofia kominiate” i Santorit dhe “të fejuarit” e Manzonit: ngjashmëri dhe dallime

Klara Kodra
Santorin mund ta konsiderojmë të parin romancier shqiptar falë veprës së tij të pabotuar arbërisht (romanin “Sofia Kominiate”), të cilësuar pozitivisht dhe nga De Rada në revistën e tij “Fjamuri i Arbërit”. Cilësimi i De Radës tërheq vëmendjen ndaj veçantisë së këtij përpilimi të Santorit, i cili gr…
OA Univers SQ

Botimi dhe përkthimi i librave e teksteve më të rëndësishme të sires në gjuhën shqipe

Prof. dr. Fahrush Rexhepi
Gjatë përhapjes dhe zhvillimit të kulturës islame ndër shqiptarët, ulemaja shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar në kultivimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës fetare islame te shqiptarët. Ata, përveç aktiviteteve të ndryshme fetare, kontribut të veçantë kanë dhënë duke përkthyer fillimisht e pa…
OA Univers SQ

Përkthimet në revistën Edukata Islame në dy dekadat e para të saj (1971-1991)

Dr. Sedat Islami
Përkthimi është një formë e vjetër e komunikimit ndërmjet njerëzve, popujve, kulturave dhe shkencave. Përkthimi nuk është tregues i vobektësisë së një kulture a shkence. Përkundrazi, qytetërimi islam është dëshmia më e fuqishme e kësaj. Në vitet e arta të tij, qytetërimi islam e shndërroi përkthimin…

Rruga drejt përzierjes së zhanreve

Leontina Gega-Musa, Lumnije Kadriu
Pothuajse të gjitha zhanret muzikore kanë veçoritë e tyre dhe priren të ruajnë origjinalitetin. Veçoritë e zhanreve muzikore, ku bën pjesë edhe interpretimi dhe pastaj adhurimi i një zhanri të caktuar muzikor, shpeshherë bëhen përcaktues identifikimi me një grup të caktuar (nën)kulturor. Muzika popu…
OA Univers SQ

Lufta e Shkodrës 1912-1913 ditar anonim

Anisa Hykaj
Lufta e Shkodrës kundër agresionit serbo-malazes në vitet 1912-1913 është një ngjarje madhore në historinë tonë kombëtare, së cilës nuk i është kushtuar rëndësia dhe vëmendja që meriton. Një  problem tjetër lidhur me pasqyrimin historiografik të kësaj ngjarjeje është edhe mungesa e burimeve vendase …
OA Univers SQ

Bibliografi kronologjike e periodikut “Perlindja e Shqipëniës” (gusht-shtator 1913)

Heral Saraçi
Për një studim shkencor të diturisë historiografike është domosdoshmëri një punë sistematike. Ndërmjet mjeteve të punës që përdorin humanistët me synim objektivitetin shkencor është edhe bibliografia. Me anë të saj kërkohet të arrihet një klasifikim sistematik i të dhënave në lidhje me një periudhë,…
OA Univers SQ

Kontributi albanologjik i Lumo Skëndos, shkëlqimi i atdhetarisë së tij

Vepror Hasani
Askush nuk di ta thotë me saktësi, se kur i lindi ideja Mit’hat Frashërit, i quajtur “Lumo Skëndo”, për themelimin e Institutit Albanologjik. Gjithçka u mësua vetëm kur ai e tha me zë të lartë. Ishte 4 marsi i vitit 1929, kur e la me testament gjithë pasurinë e vet, të tundshme dhe të patundshme, pë…
OA Univers SQ

Kremtimi i shkollës shqiptare në Kairo të Egjyptit

Prof. Dr. Nevila Nika
Ky është titulli i një riviste patriotiko-satirike, që nxënësit e shkollës të Bashkësisë Shqiptare në Egjypt dhanë më 27 nëntor, në një sallë të udhës “Besa” në Kairo. Më se 150 shqipëtarë u mblodhën familisht, që të vështrojnë veprën që do të luhej për të parën herë. Zoti Vasil Thomaidhi, Kryetar i…

Tragjedia e Etëhem Haxhiademit përmes disa kritikëve të kohës

Gëzim Puka
Gjatë një vëzhgimi të librave të shkollës së mesme, në një tekst të letërsisë të klasës së 10-të, më bëri përshtypje përfshirja e një shkrimtari si Etëhem Haxhiademi (1902-1965), që për ne të shkolluarit në kohën e diktaturës, si shumë autorë të tjerë të periudhës së Pavarësisë, ka qenë i përjashtua…