Articles Journals Publishers Subjects

75 results

Page 3 / 7

Përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë

Selim Mehmeti
Me këtë studim kemi trajtuar çështjen zhvillimit të mësimdhënësve në fazën e hyrjes në profesion, gjegjësisht praktikat dhe zhvillimet në sisteme të ndryshme arsimore për fazën e hyrjes në mësimdhënie, si dhe mënyrën se si mësimdhënësit fillestarë në Kosovë e perceptojnë këtë fazë të zhvillimit në k…

Roli udhëheqës i drejtorit të shkollës në zbatimin e kurrikulit të ri

Luljeta Shala
Roli udhëheqës i drejtorit të shkollës në zbatimin e politikave arsimore në shkollë është i pazëvendësueshëm, por edhe detyrim ligjor. Një ndër politikat kryesore, pas Ligjit për arsimin parauniversitar, është Korniza e Kurrikulit dhe Kurrikulat Bërthamë. Me Kornizën e Kurrikulit (rishikimi,2016), j…

Roli i mësimdhënësit në motivimin e nxënësve për nxënie të suksesshme

Ismet Potera
Qëllimi i shqyrtimit të rolit të mësuesit, si faktor motivues i nxënësve për nxënie, është sheshimi i momenteve më të rëndësishme që ngërthen në vete vetë koncepti motivim për nxënie. Ky punim është ekskluzivisht një trajtim teorik, i bazuar në burimet që trajtojnë çështjen e motivimit dhe të mësimd…

Perceptimet e mësimdhënësve mbi rolin e psikologut të shkollës në arsimin e mesëm të lartë

Safete Shala
Roli i psikologut për krijimin e klimës së përshtatshme në shkollë është i rëndësishëm. Psikologu i shkollës, që është pjesë e stafit profesional të shkollës, ka ndikim të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm nga ana psikologjike, jo vetëm për nxënësit, por edhe për mës…

Sjelljet etike të mësimdhënësve ndaj nxënësve në klasë (dilemat etike)

Bashkim Azemi
Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë. Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet nj…
OA Optime SQ

Të jesh mësues në Shqipëri - Sfidat dhe problemet

Gilberta Hadaj, Elona Limaj, Elona Limaj
Një edukim cilësor varet nga aftësitë e mësuesve që janë hallka më e rëndësishme e këtij sektori. Edukimi i mësuesve është një proces thelbësor për çdo vend, për shkak të rolit të tyre vendimtar për të ardhmen tonë. Por, të jesh mësues në gjuhën shqipe nuk është e lehtë. Ekziston një mënyrë sfiduese…

Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e shkollës dhe mësimit inovativ

Agim Bujari
Zhvillimet e hovshme tekniko-teknologjike dhe shkencore, në përgjithësi, kanë ushtruar ndikim edhe në shkolla dhe në procesin mësimor. Zbatimi i risive në shkollë dhe në procesin mësimor është domosdoshmëri e kohës, pasi që vetëm duke i përcjellë zhvillimet inovative në shkollë do të jemi në gjendje…
OA Optime SQ

Mbi mundësitë e përdorimit të chatgpd në arsimin e lartë

Fatmir Basholli, Gerti Dajci, Alketa Grepcka, Albina Basholli et al.
Teknologjitë gjeneruese të Inteligjencës Artificiale (AI), të tilla si modelet e mëdha të gjuhëve, kanë potencialin të revolucionarizojnë pjesën më të madhe të mësimdhënies dhe të mësimnxënies në arsimin e lartë publik apo privat në Shqipëri. ChatGPT është një sistem mbresëlënës, i lehtë për t’u për…

Qasjet metodike të mësimdhënësit që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësisë komunikuese dhe të mendimit kritik të nxënësve

Ismet Potera
Qëllimi i këtij hulumtimi është eksplorimi i qasjeve metodike të mësimdhënësve që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësive të buta (komunikimit dhe mendimi kritik) të nxënësve nga mësimdhënësi gjatë shtjellimit të përmbajtjeve mësimore. Mësimdhënësit e vëzhguar kanë përfunduar trajnimin për zhvillimin e …