Qëllimi i këtij studimi është të krijojë mekanizma për ndikimin e reformave rregullatore dhe ligjore dhe iniciativave arsimore në transformimin e statusit shoqëror të grave shqiptare në Kosovë në kontekstin e modernizimit socialist jugosllav. Studimi zbatoi parimet e historicizmit, objektivitetit dh…
Tema e të lexuarit të kuptimshëm në arsimin e obliguar ka fituar rëndësi të veçantë në kontekstin e reformave arsimore dhe vlerësimeve ndërkombëtare, sidomos në PISA, duke theksuar domosdoshmërinë për strategji mësimore ndërvepruese që fuqizojnë këtë shprehi themelore përmes të nxënit aktiv. Ky stud…
Në epokën e informacionit dhe komunikimit digjital, edukimi për qytetarinë digjitale është bërë një aspekt thelbësor i përgatitjes së nxënësve për të qenë pjesë aktive, e përgjegjshme dhe e sigurt e komunitetit online. Ky punim synon të shqyrtojë rëndësinë dhe mënyrat e integrimit të qytetarisë digj…
Ky rast studimor cilësor studion zbatimin e praktikave gjithëpërfshirëse në orët e gjuhës angleze si gjuhë e huaj (EFL) në Kosovë. Studimi fokusohet në mësimdhënësit e gjuhës angleze (ELTs) dhe eksploron të kuptuarit e tyre mbi zbatimin e politikave të arsimit gjithëpërfshirës, sfidat me të cilat pë…
Zbatimi i kurrikulës nuk kufizohet vetëm në përmbajtjen mësimore, por kërkonndërlidhje me jetën reale përmes aktiviteteve jashtëshkollore dhe jashtëmësimore. Këto aktivitete janë të parashikuara në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës si pjesë thelbësore për zhvillimin e kompetencave të përgjithshme të …
Në qasjet bashkëkohore për edukim gjithëpërfshirës, partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes zë një vend thelbësor, veçanërisht në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore që mbështesin rritjen e gjithanshme të nxënësve. Aktivitetet jashtëshkollore – si projektet kreative, klubet tematike, eksku…
Hulumtimi për metodat që përdorin mësimdhënësit e lëndës së gjuhës gjermane gjatë ligjërimit ka për qëllim identifikimin e metodave, mjeteve dhe burimeve mësimore që ata përdorin për të siguruar një mësimdhënie efektive dhe të suksesshme. Edhe pse ka një shumëllojshmëri metodash dhe qasjesh për ligj…
Ky studim trajton rolin e platformave digjitale në zhvillimin e kompetencave të qëndrueshme te nxënësit e arsimit fillor, duke i pajisur ata me aftësi të nevojshme për mësimin gjatë gjithë jetës. Teknologjia nxit pavarësinë intelektuale dhe zhvillimin e aftësive mendore, duke përmirësuar përvetësimi…
Në përcaktimin e rregullave të drejtshkrimit të shqipes, po ashtu edhe të përjashtimeve nga rregullat, është marrë parasysh dendur ecuria e praktikës gjuhësore. Disa çështje për të cilat nuk ka pasur rregulla unike, janë njësuar më parë në praktikë dhe janë sanksionuar më pas në kodin e drejtshkrimi…
Ky artikull analizon statusin e gjuhës shqipe nën ndikimin e globalizimit brenda-etnik dhe ndëretnik, si pjesë e proceseve më të gjera të globalizimit botëror. Në këtë kuadër, shqipja përballet me dy sfida kryesore: (1) trysnia nga huazimet leksikore prej gjuhëve të huaja; dhe (2) globalizimi brenda…
Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, politika e jashtme e Italisë, në kuadër të interesave të saj gjeostrategjike në Ballkan, e pa Shqipërinë si aleate për të frenuar ndikimin grek dhe depërtimet sllave në brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Në këtë kuadër, formimi i shtetit shqiptar …
Qëllimi kryesor i këtij kërkimi është të identifikojë problematikat që lidhen me tekstet shkollore shumëgjuhëshe dhe të trajtojë sfidën e gjuhës shqipe në ndërtimin e mendimit kritik gjatë tranzicionit post-ideologjik, si dhe pasurimin dhe gjallërimin e saj në këtë proces. Premisa bazë e kërkimit ës…