Articles Journals Publishers Subjects

47 results

Page 2 / 4
OA Optime SQ

Interpretimi i kontratës

Luan Hasneziri
Interpretimi i kontratës përbën një nga çështjet më të ndërlikuara të së drejtës kontraktore për të cilat ka patur debate të vazhdueshme, si në aspektin doktrinar ashtu edhe në praktikën gjyqësore. Kur flasim për interpretimin e kontratës është e nevojshme që të mbajmë parasysh faktin që një pjesë e…
OA Optime SQ

Digjitalizimi i sektorit bankar, ndikimi në performancë e marrëdhëniet bankë-klient

Klodia Kola
Turbulencat teknologjike shpërthyese të dekadës së fundit kanë sjellë aktorë të rinj në tregun e financave, tradicionalisht të rezervuar ndaj bankave tregtare. Të quajtur “Fintech” dhe “BigTech”, këta aktorë të rinj janë të përqendruar kryesisht në sektorin e pagesave, por jo vetëm. Me ofrimin e shë…
OA Univers SQ

Rreth drejtshkrimit të turqizmave dhe emrave vetjakë me origjinë turke

Mr. Adriatik Derjaj
Në punime të ndryshme shkencore turqizmat përkufizohen si njësi të ardhura drejtpërdrejt nga gjuha turke, d.m.th. pa ndërmjetësim dhe ç’është më e rëndësishmja, si fjalë për të cilat nuk dyshohet se i përkasin kësaj gjuhe. Ajo që perceptohet sot me togfjalëshin “gjuha turke” nuk ka qenë as në kohë d…
OA Optime SQ

Krahasimi i legjislacionit farmaceutik të Kosovës me kërkesat e bashkësisë evropiane

Fitim Alidema, Flakron Alidema, Arieta Hasani, Mirzade Krasniqi
Rëndësia e legjislacionit farmaceutik të një vendi konsiston në vendosjen e rregullave, ligjeve, akteve nënligjore dhe të vendimeve, në bazë të të cilave zhvillohet puna e përditshme në institucionet shëndetësore në përgjithësi dhe të sektorit farmaceutik, në veçanti. Struktura e legjislacionit farm…
OA Dritëhije SQ

Muzeologjia shqiptare midis muzeut socialist dhe muzealizimit të trashëgimisë komuniste pas ’90

Oltsen Gripshi
Në shumë shtete-kombe kufiri midis lirisë dhe nënshtrimit është shumë i hollë; kalimi nga një sistem monarkik në një regjim autokratik, deri në një diktaturë të vërtetë, mund të ndodhë përmes modifikimeve aq të pandjeshme, sa të mos e bëjnë atë të perceptueshme as nga subjektet, as nga pushteti në d…

Zbatimi i standardeve në përpunimin e koleksioneve bibliotekare

Izet Abdyli
Duke u nisur nga roli dhe rëndësia që kanë standardet ndërkombëtare në fushën e Arkivave dhe Bibliotekave, përmes kësaj teme kam bërë përpjekje të pasqyrojë disa prej tyre, të cilat janë të domosdoshme në përpunimin e koleksioneve bibliotekare. Siç dihet zbatimi i standardeve në përpunimin e koleksi…

Ndryshimet ligjore në fushën e arkivistikës. Një nevojë e kohës

Endrit Musaj, Lorenc Agalliu
Si në çdo fushë të zhvillimi të shoqërisë njerëzore dhe të shtetit ligjor, pasja e një kornize sa më të saktë të rregullave dhe ligjeve është një domosdoshmëri për një drejtim dhe qeverisje të mirë. Në këtë aspekt edhe në fushën arkivore, rregullat kanë qenë mjaft të qarta dhe ato kanë udhëzuar pre…

Shërbimi arkivor dhe mbrojtja e të dhënave personale

Ergyseda Shpataraku, Xhensila Çullhaj
Ligji për Arkivat përcakton rregullat bazë për organizimin e funksion shërbimit arkivor në Shqipëri, institucionet që kryejnë këtë shërbim , si dhe detyrimet e tyre ligjore për krijimin , ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore , si pjesë e trashëgimisë kombëtare. Arkivat shtetërore administro…
OA Univers SQ

Ndikimet morfosintaksore të huaja në gjuhën shqipe

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Kohët e fundit, në vargun e gabimeve dhe shmangieve të palejueshme nga normat e shqipes standarde, po shtohen jo vetëm gabimet drejtshkrimore dhe fjalët e huaja të panevojshme, po edhe disa ndikime morfosintaksore të huaja që sjellin pështjellim dhe largim nga hiret e shqipes. Këtë dukuri e shohim m…
OA Univers SQ

Radika: Vetitë etnokulturore dhe mbrojtja juridiko-ndërkombëtare e saj

Dr. Saimir Shatku
Ky punim synon të hedh dritë mbi një trevë me vlera etnokulturore dhe hirdroteknike, me prurje në fushën e faunës, florës, ekosistemit, si dhe të një tradite juridiko-historike tepër të spikatur për këtë trevë, sikurse është zona e Radikës, si dhe vetë lumi Radika, e cila përbëri shtyllën kryesore t…