Articles Journals Publishers Subjects

299 results

Page 2 / 25
OA Art Studies SQ

Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176

Anxhela Çikopano
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. Premiera e vitit 1986 dhe popullariteti masiv i shfaqjes (me mbi 500 të tilla), lidhen me batutën e shkathët, natyrshmër…

IDEOLOGJIA DHE LEKSIKU NË TEKSTET MËSIMORE TË GJUHËS SHQIPE PARA VITIT 1990

Orjeta Baja, Irida Hoti
Ky punim trajton paraqitjen kontekstuale dhe ideologjike të leksikut në tekstet mësimore të gjuhës shqipe para vitit 1990, vit që shënoi rënien e regjimit komunist dhe tranzicionin drejt një sistemi demokratik në Shqipëri. Ideologjia komuniste e asaj periudhe ndikoi jo vetëm në sistemin politik dhe …

SHQIPJA NËN EFEKTIN E GLOBALIZIMIT BRENDAETNIK DHE NDËRETNIK

Behar Hoxhaj
Ky artikull analizon statusin e gjuhës shqipe nën ndikimin e globalizimit brenda-etnik dhe ndëretnik, si pjesë e proceseve më të gjera të globalizimit botëror. Në këtë kuadër, shqipja përballet me dy sfida kryesore: (1) trysnia nga huazimet leksikore prej gjuhëve të huaja; dhe (2) globalizimi brenda…
OA Kosova SQ

Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë

Orges Drançolli
Gjatë periudhës së sundimit osman në Kosovë u ndërtuan një numër i madh i objekteve arkitektonike të karakterit fetar, publik dhe privat. Studimi “Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë” shqyrton historikun e ndërhyrjeve si restauruese ashtu dh…
OA Kosova SQ

Periodizimi i qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës

Arbër Hadri
Rëndësia e këtij punimi qëndron në periodizimin historiografik të politikës së jashtme amerikane dhe të rolit të saj vendimtar në çështjen e Kosovës duke ndriçuar ndikimin e kësaj politike në historinë bashkëkohore të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ky studim argumenton se angazhim…

Përvojat pas vlerësimit pisa: analiza dhe refleksione

Ismet Potera, Belgyzare Kryeziu
Në këtë artikull janë shqyrtuar studimet lidhur me përvojat e vendeve pas PISA-s, duke përfshirë aspektet kryesore të identifikimit të sfidave dhe mundësive në arsim, përmirësimin e politikave arsimore, si dhe ndikimin në praktikat mësimore dhe trajnimin e mësimdhënësve. Studimet tregojnë se vendet…

Identifikimi i nevojave të mësimdhënësve për zhvillim profesional

Addhe Krasniqi, Osman Buleshkaj
Zhvillimi profesional i dedikohet përmirësimit të punës praktike të mësimdhënësve dhe ngritjes së cilësisë. Përgatitja e duhur dhe profesionalizmi i mësimdhënësve dëshmohen në të arriturat apo performancën e nxënësve. Prandaj, mësimdhënësit duhet të jenë në hap me zhvillimet, ndryshimet dhe nevojat …

Bektashizmi si model dhe metaforë e "Islamit Ballkanik"

Piro Rexhepi
Ky punim shqyrton në mënyrë kritike ndërveprimin midis Islamit dhe politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkan, duke u fokusuar në ndërtimin e një “Islami Ballkanik” të homogjenizuar. Duke përdorur një kornizë dekoloniale, studimi mbështetet në mendimin islamik dekolonial të Sirin Adlbi…