Artikujt Revista Botuesit Lëndët

392 rezultate

Faqja 2 / 33

Që bota të mos mbetet pa muzikë…Vetëdija letrare e Xhevahir Spahiut përkundrejt shformimeve të metodës socrealiste

Viola Isufaj
Ky studim synon një shqyrtim sa më të plotë të veprës letrare të Xhevahir Spahiut, duke theksuar rolin e tij në formësimin e poezisë shqipe bashkëkohore përballë sfidave ideologjike dhe brezave të ndryshëm letrarë. Studimi thellohet mbi mënyrën se si Spahiu, me energjinë dhe risinë e tij unike, sfid…
OA Univers SQ

Figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në letërsi dhe në folklor

Gjovalin Shkurtaj
Trimëritë legjendare të heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti, zgjatën për 25 vjet dhe ai mund të thuhet se ishte "një mburojë e fortë për Evropën". Për këtë arsye, veprat kushtuar atij vazhduan pandërprerë gjatë shekujve, duke e ringjallur heroin tonë sa herë që duhej një simbol i fortë për të mbështet…
OA Univers SQ

Roli i fisnikërisë shqiptare në zhvillimin e kulturës dhe civilizimit islam

Nehat Krasniqi
Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, shumë familje të shquara shqiptare, si Skuraj, Mahmut-Begolli, Vloraj, Aslan-Pashalli, Sinan-Pashalli, Bushatlli, Kurt-Pashalli, Bargjinolli, Hoxholli, Rrotlla, Rexhep-Pashalli, Gjinolli, Toptani, Biçakçi, Tepelena, etj., trashëguan të drejtën familjare për të …

Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare

Valter Memisha
Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Je…
OA Optime SQ

Roli i mёsuesit tё arsimit parashkollor nё mёsimin e gjuhёs letrare shqipe-detyrё jo vetёm institucionale por edhe kombёtare

Esmeralda Strori
Qёllimi i kёtij punimi shkencor ёshtё tё rivlerёsojё rolin qё ka mёsuesi i arsimit parashkollor nё mёsimin e gjuhёs letrare shqipe. Pas viteve 90, pёr shkak tё tranzicionit, tё emigrimit dhe migrimit tё popullsisё, mosrespektimit tё ligjit mbi gjuhёn standarde shqipe, situata gjuhёsore ёshtё bёrё k…

Figura e Skënderbeut në revistat shqiptare midis dy luftërave botërore

Faton Pllana
Në zhvillimin e historiografisë shqiptare, fazë e rëndësishme e zhvillimit të saj është edhe pa dyshim periudha mes dy luftërave botërore. Në këtë fazë shohim përpjekjet e para të autorëve shqiptarë të kohës për shkrimin e historisë së popullit shqiptar me element kritik dhe shkencor, edhe pse kjo i…
OA Optime SQ

Efekti estetik i shembëlltyrave letrare në ligjërimin gojor

Hajri Mandri
Përdorimi i shembëlltyrave letrare, (parabola), në ligjërimin gojor nuk është vetëm një art, por është edhe një lloj magjie që transformon fjalët e thjeshta në një udhëtim plot kuptim dhe bukuri. Një histori të vogël që mbart një mesazh të thellë, të tillë që të bën të mendosh dhe të ndjehesh si një…
OA Optime SQ

Përdorimi i gjuhës standarde Shqipe në arsimin e lartë (Vërejtje)

Valbona Kalemi
Dihet që norma drejtshkrimore është pasqyra më e mirë dhe më e prekshme e zotërimit dhe e përdorimit të shqipes standard si sistemi me shtrirjen më të madhe funksionale. Shkolla shqiptare është vatra themelore e formimit gjuhësor të brezave të rinj, që i edukon me dashuri për gjuhën amtare dhe zbulo…