Articles Journals Publishers Subjects

284 results

Page 18 / 24

Romani “Sofia kominiate” i Santorit dhe “të fejuarit” e Manzonit: ngjashmëri dhe dallime

Klara Kodra
Santorin mund ta konsiderojmë të parin romancier shqiptar falë veprës së tij të pabotuar arbërisht (romanin “Sofia Kominiate”), të cilësuar pozitivisht dhe nga De Rada në revistën e tij “Fjamuri i Arbërit”. Cilësimi i De Radës tërheq vëmendjen ndaj veçantisë së këtij përpilimi të Santorit, i cili gr…

Blegtoria në kasabanë e Vushtrrisë në vitin 1261 h. (1845)

Zekirja Shabani
Blegtoria në Kasabanë e Vushtrrisë është një hulumtim që shqyrton strukturën ekonomike dhe sociale të periudhës osmane në kontekstin historik. Bazuar në defterin Temettuat të vitit 1845, të regjistruar në Arkivin Osman me numër fondi ML.VRD.TMT.d.15477, punimi fokusohet në identifikimin e lidhjeve m…
OA Univers SQ

“Frashëri i shquar, i panjohur”, vepër me karakter enciklopedik

Gesjana Halili
Thomas Frashëri na sjell në këtë vepër  për herë të parë fakte që nuk janë vetëm histori familjare. Vepra ka një karakter mirëfilli enciklopedik, kjo sepse autori vjen nga Shkolla e Vjetarëve në Francë dhe për kryerjen e këtij studimi, ai i ka shtuar analizës historiografike metoda ndërdisiplinore, …
OA Univers SQ

“Vakëfet dhe ndikimi i tyre social në Shqipërinë e periudhës osmane” me autor Eduart Caka, botim i Institutit të Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2021

Fatrit Beqiri
Ky punim përbehet nga tri pjesë të strukturuara në kapitujt përkatës, përveçse një shtrirjeje të gjatë kohore mbi institucionin e vakëfit që nga Roma e Lashtë, na njeh gjerësisht me evoluimin e mëtejshëm të tij, sidomos në kohën e Perandorisë Osmane, pjesë e së cilës ishin edhe trojet shqiptare. Në …

Ndikimi i anglishtes në leksikun e të folurit të mësimdhënësve në Kosovë

Hajrije Devetaku Gojani
Në këtë punim trajtohet ndikimi i anglishtes në fushën e edukimit, në leksikun e të folurit të mësimdhënësve të Kosovës. Gjithashtu, pjesë e këtij shqyrtimi janë edhe disa aspekte sociolinguistike që kanë ndikuar në përvetësimin e fjalëve nga gjuha angleze. Qëllimi i hulumtimit është identifikimi i …
OA PHOENIX SQ

Krishterimi dhe mjedisi gjeografik

Trifon Ziu
Çështja që po paraqesim eshtë objekt studimi sa i Geografisë së Besimit e cila përfshihet në rrjetin e shkencave gjcografike, aq edhe objekt i shkencave te mirëfillta të religjionit. Ne kuader të këtij problemi, Gjeografia e Besimit ëslitë e interesuar për ndikimin e feve dhe të komuniteteve fetare …
OA PHOENIX SQ

Fjalori i parë i gjuhës Shqipe (1635)

Tomor Osmani
Këtë vit përkujtojmë 370-vjetorin e botimit të fjalorit të parë të gjuhës shqipe, atë të Frang Bardhit me titull “Fjalor latinisht- shqip...” ( “Dictionarium latino-epiroticum ...” par R.D.Franciscum Blanchum Epirotam Romae, 1635). Është vit edhe i përkujtimit të një ngjarjeje të adhe të kulturës so…
OA PHOENIX SQ

Si andej në malësi

Janice Mathie-Heck, Arben Marku
Azem Shkreli asht nji nga poetët shqiptarë ma domethanës e ma të çmuem të shekullit të XX-të. Ai ka ushtrue nji ndikim shumë tëfortë mbi thuejse të gjithë brezin ma të ri të poetëve të Kosovës. Me prejardhje prej Bjeshkëve të Namuna, të thepisuna e të egra, afer Pejës në Kosovën prendimore, Shkreli …
OA PHOENIX SQ

Aspekte të ndikimit të gjeografisë së besimit

Trifon Ziu, Trifon Ziu
Ky shkrim bënë pjesë në kuadrin e Gjeografisë Kulturore. Si i tillë ai nuk synon e as pretendon të bejë trajtime teorike të karakterit filozofik, sociologjik apo estetik por vetëm të prezantojë informacion të argumentuar gjeografik rreth këtij problemi duke menduar se do të ndihmohet lexuesi për të …

Ndikimi i pandemisë Covid-19 në ecurinë e zhvillimit normal të punës në arkivat e Kosovës

Fikrije Berisha
Bota në dy vjetët e fundit u përballë me pandeminë Covid-19, e cila la pasojat në të gjitha fushat, edhe në arkivistikë. Bazuar në përvojën e AShAK-së dhe përvojën time personale si punonjëse në këtë institucion, në kumte-sën time do të vë në diskutim pandeminë Covid-19 në përditshmërinë tonë, prani…