Articles Journals Publishers Subjects

319 results

Page 17 / 27
OA Kosova SQ

Qëndrimi dhe kontributi Franko-Gjerman në operacionin “Forca aleate” (24 mars - 20 qershor 1999)

Miftar Kurti
Organizata e Atlantikut të Veriut (NATO), e cila u themelua më 4 prill 1949, në pesëdhjetë vjetorin e themelimit të saj, mori një vendim politik që të ndërmarrë një operacion ushtarak dhe humanitar, që njihet me emrin Operacioni “Forca Aleate”, i cili rezultoi me çlirimin e Kosovës në qershor të vit…
OA Kosova SQ

Statusi dhe beneficionet e luftëtarëve të LÇN-së (1941-1945) dhe luftëtarëve të UÇK-së (1998-1999) vështrim krahasimtar

Albin Halimi, Endrit Sada
Në këtë punim kemi trajtuar beneficionet e luftëtarëve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kontekstin krahasimtar. Fokusi i punimit është ofrimi i një sërë faktesh që do të shpalosin segmente të ndryshme të benefiteve për këto kategori. Një ndër objektivat kryesore …
OA Kosova SQ

Vendosja e administratës shqiptare në Kosovën e liruar

Jeton Idrizi
Në përgjithësi, Ballkani kishte një pozitë shumë të volitshme gjeostrategjike për çdo pushtues. Kjo ishte edhe arsyeja se pse u sulmua Shqipëria në prill 1939, pastaj Greqia në tetor 1940 si dhe Jugosllavia në prill të vitit 1941. Në terma strategjikë, ekonomikë por edhe ushtarakë, Kosova ka qenë çd…
OA Kosova SQ

Demilitarizimi i ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në trupat mbrojtëse të Kosovës

Miftar Kurti
Paraqitja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), fillimisht përmes komunikatave e dikur edhe përmes aksioneve ushtarake, pati jehonën dhe ndikimin e vet në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Ajo kishte zgjuar aq shumë kureshtjen sa nuk kishte zyrë as diplomat e politikan në Parlamentin dhe në U…
OA Kosova SQ

Beteja e Llapashticës (24-27 dhjetor 1998) - Versioni i memoareve të luftëtarëve të zonës operative të Llapit

Skender Zhitia
Kujtimet e luftëtarëve ndër luftëra, iu kanë shërbyer studiuesve të fushave të ndryshme, përfshirë edhe studiuesit e historisë. Gjatë luftës së viteve 1998-1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) zhvilloi luftime e operacione që karakterizohen me jehonën dhe peshën e tyre në opinionin e brendshëm d…
OA Univers SQ

Eposi i kreshnikëve - dukuri të bashkësisë me ligjin zakonor shqiptar

Prof. Dr. Mark Tirta
Historia, gjuha, etnokultura shqiptare, janë një pasuri e madhe, një vlerë e pakrahasueshme e dritëdhënëse që kanë bërë të mbijetojë ky popull me veçoritë e tij tepër përcaktuese, që nga Ilirët e Kohës Antike, Arbrit e Mesjetës e Shqiptarët e Kohës së Re. Për të mbijetuar kështu e për t’u zhvilluar …
OA Univers SQ

Gjurmime në publicistikën e Sami Frashërit

Prof. Dr. Hamit Boriçi
Sami Frashëri, dijetari dhe ideologu i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare ishte dhe mbetet edhe një prej publicistëve më të shquar atdhetarë në kohëra.Trashëgimia e tij edhe në këtë lëmë është e begatë. Ai hyri në gazetari si redaktor dhe kryeredaktor i revistës kulturore “Hadika” (Kopshti). Dy vj…
OA Univers SQ

Shqiptarët, një racë e vjetër

Astrit Hykaj
Përgjatë gjysmës perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, në Bosnjë, Serbi, Mal të zi dhe Shqipëri, janë gjetur mbetje të një race shumë të lashtë në shpella prehistorike. Kjo bashkësi primitive punonte bronzin me mjeshtëri, dhe ishin ndër të parët në Europë që filluan të përdorin hekurin. Origjina …