Artikujt Revista Botuesit Lëndët

1,711 rezultate

Faqja 11 / 143
OA Univers SQ

Istvan Schutz - vijues dhe zhvillues i traditës albanologjike hungareze

Prof. Dr. Emil Lafe
Profesori hungarez István Schütz është një emër i njohur prej kohësh në fushën e studimeve albano-ballkanologjike moderne dhe është përfaqësuesi më i famshëm i albanologjisë në Hungari. Interesat e tij për gjuhën shqipe filluan që në vitin 1948, kur ai u caktua të mësonte hungarisht studentët e parë…
OA Univers SQ

Fillimet e Rilindjes Kombëtare në vitet '40 të shekullit XIX

Mr. sc. Fahredin Shabani
Shkalla e lartë e integrimit të kulturës shqiptare deri në fund të shekullit XVIII i dha frymë edhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në sajë te kulturës shpirtërore dhe materiale mjaft të zhvilluar atëherë, shkalla e ndërgjegjes kombetare ishte më e lartë se simotrat e saj te popujt e tjerë nën robë…
OA Univers SQ

Tipare të përhapjes së islamit në Shqipëri

Siri Hoxha
Historia e përhapjes së Islamit në territoret shqiptare, për shkak të veçorive të këtij procesi në krahasim me vendet e tjera të rajonit, lidhet me parahistorinë e përhapjes dhe shpërndarjes së të dy krahëve të Krishtërimit. Boshllëku i lënë nga Krishtërimi pikërisht në territoret shqiptare është nd…
OA Univers SQ

Roli i fisnikërisë shqiptare në zhvillimin e kulturës dhe civilizimit islam

Nehat Krasniqi
Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, shumë familje të shquara shqiptare, si Skuraj, Mahmut-Begolli, Vloraj, Aslan-Pashalli, Sinan-Pashalli, Bushatlli, Kurt-Pashalli, Bargjinolli, Hoxholli, Rrotlla, Rexhep-Pashalli, Gjinolli, Toptani, Biçakçi, Tepelena, etj., trashëguan të drejtën familjare për të …
OA Univers SQ

Figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në letërsi dhe në folklor

Gjovalin Shkurtaj
Trimëritë legjendare të heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti, zgjatën për 25 vjet dhe ai mund të thuhet se ishte "një mburojë e fortë për Evropën". Për këtë arsye, veprat kushtuar atij vazhduan pandërprerë gjatë shekujve, duke e ringjallur heroin tonë sa herë që duhej një simbol i fortë për të mbështet…
OA Univers SQ

Qëndrimet shqiptare dhe greke midis dy luftërave botërore

Prof. Dr. Beqir Meta
Shteti grek në periudhën midis dy luftërave ushtroi presion të fuqishëm kundrejt çdo mase që ndërmori qeveria shqiptare për të vendosur autoritetin e shtetit në zonën e minoritetit grekofon dhe integrimin e tij në shtetin shqiptar. Nga ana tjetër, ai ndoqi me konsekuencë politikën e spastrimit etnik…
OA Univers SQ

Disa gabime në përkthimin e terminologjisë fetare dhe drejtshkrimin e tyre

Liridon Kadriu
Përmes këtij punimi, kam paraqitur shkurtimisht disa terma fetarë, të cilët, sipas mendimit tim, janë përkthyer gabimisht në shqip dhe po humbasin kuptimin e tyre thelbësor duke marrë një kuptim dytësor, madje në disa raste një kuptim krejtësisht të ndryshëm. Le të marrim si shembull fjalën “Haxh”:…