151 rezultate
Faqja 10 / 13Format e bashkëpunimit efektiv mësimdhënës - nxënës në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë
Format e bashkëpunimit efektiv ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve përbëjnë komponentë thelbësorë në zhvillimin individual dhe ndërtimin e marrëdhënieve në kontekstin arsimor. Format e bashkëpunimit përfaqësojnë një proces ndërpersonal kompleks, duke krijuar mundësi të shumta për shprehjen e aftësiv…
Jetësimi i rekomandimeve të hulumtimeve nga instituti pedagogjik i kosovës për arsimin e të rriturve në politikats dhe praktikat e këtij komponenti
Arsimi i të rriturve në Kosovë (ARr) është tematikë e trajtuar në vazhdimësi në kuadër të veprimtarisë hulumtuese të Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK). Janë shtatë raporte të hulumtimeve të publikuara, qoftë si botime të veçanta, apo pjesë e vjetarit Kërkime Pedagogjike. Mbi bazën e gjetjeve ja…
Shfrytëzimi i mjedisit të jashtëm në institucionet parashkollore në Kosovë: një vlerësim i frekuentimit dhe ndikimit në zhvillimin e fëmijëve
Në zhvillimin e fëmijëve në moshë të hershme, mjedisi i jashtëm luan një rol të rëndësishëm, duke ndikuar në aftësitë lëvizore, sociale dhe njohëse. Në kontekstin e institucioneve parashkollore në Kosovë, përdorimi i mjedisit të jashtëm mbetet i kufizuar dhe shpesh i ndikuar nga infrastruktura, meto…
Aplikimi i qasjes ndërlëndore në arsimin fillor
Qasja ndërlëndore është një kërkesë e kurrikulës së re, e cila synon të integrojë njohuritë nga fusha të ndryshme për të nxitur mësim gjithëpërfshirës dhe të kuptueshëm për nxënësit. Ky studim kishte për qëllim të shqyrtojë zbatimin e qasjes ndërlëndore në arsimin fillor në Kosovë, duke analizuar pe…
Perceptimet e mësuesve udhëtues për praktikat e gjithëpërfshirjes në Kosovë
Ky hulumtim ka për qëllim të identifikojë perceptimet e mësuesve udhëtues për praktikat e gjithëpërfshirjes në Kosovë. Meqë procesi i gjithëpërfshirjes has në sfida të shumta dhe ofrimi i mbështetjes nga mësuesit udhëtues për shkollat, të cilat përfshijnë nxënës me nevoja të veçanta arsimore, është …
Ndikimi i përdorimit të chatgpt te nxënësit: përparësitë dhe sfidat
Në epokën e digjitalizimit, inteligjenca artificiale (IA) po e transformon ndjeshëm mënyrën e të nxënit në arsimin e mesëm të lartë. Ky studim shqyrton mundësitë e ndikimit të IA-së, me fokus në ChatGPT, në përvojën e të nxënit të nxënësve 14-15 vjeç. Theksi vihet mbi balancimin midis përfitimeve dh…
Të mësuarit e gramatikës së gjuhës shqipe në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë
Në fushën Gjuhët dhe komunikimi, gjuha shqipe dhe letërsia trajtohen së bashku dhe janë përfshirë në një tekst të vetëm shkollor. Ky integrim sjell përfitime dhe sfida në procesin e mësimit të gramatikës në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Qëllimi i hulumtimit ishte të shqyrtojë mënyrën se si më…
Perceptimet e nxënësve dhe mësimdhënësve për tekstet dhe materialet mësimore që përdoren në shkollat profesionale
Ndër problemet e ngritura vazhdimisht në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional janë përdorimi dhe cilësia e teksteve dhe materialeve mësimore për shumicën e profileve në shkollat profesionale. Qëllimi i studimit ishte të analizojë gjendjen aktuale të shkollave profesionale nga perspektiva e mës…
Rreth ndryshimeve në gjuhën e fshatit të sotëm të veriut
Dihet se historia e gjuhës është e lidhur ngushtë me historinë e shoqërisë, prandaj ligjet e zhvillimit të një gjuhe mund të kuptohen vetëm duke i parë në lidhje me historinë e popullit që e flet, i cili është krijuesi dhe bartësi i saj. Kështu p.sh. ndarja dialektore e gjuhës shqipe është pasojë e …
Të dhëna mbi onomastiken ilire ne Dyrrah dhe në qendra të tjera të vendît tone
Në studimin e gjuhës, të jetës dhe të kulturës materiale e shpirtërore të ilirêve një rëndësi të veçantë ka edhe onomastika e tyre. Kërkimet në këtë fushë dhe në lëmin gjuhësor e historik pë rgjithësisht i kanë çuar kohët e fundit disa autorë në përfundime të reja rreth prejardhjes dhe shtrirjes ter…