Artikujt Revista Botuesit Lëndët

574 rezultate

Faqja 10 / 48
OA Optime SQ

Radiokirurgjia stereotaktike në metastazat e vogla intracerebrale

Arjeta Xheka
Metastazat cerebrale përbëjnë një problem të rëndësishëm në pacientët me sëmundje malinje. Radiokirurgjia stereotaktike (SRS) është zgjedhur si trajtim i linjës së pare në metastazat e vogla, pa efekt mase. Qëllimi i këtij studimi është të vlerësojë përfitimet e SRS -së dhe shkallën e mbijetesës së …

Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital

Tong Lam
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin patur shumë pak kontakte me kësi mrekullish teknologjike më parë. Kjo ishte e vlefshme edhe për zonat e pamata rurale të …

“Një valle e lashtë që vazhdon të kërcehet”

Raino Isto
Ky artikull shqyrton debatet artistike mbi kulturën popullore dhe realizmin socialist, që u zhvilluan në Shqipërinë e socializmit shtetëror të viteve 1970. Artikulli fillon me fjalimin famëkeq të diktatorit Enver Hoxha në Plenumin e Katërt dhe eksploron ndikimin e tij mbi artet pamore dhe kulturën m…

Fasada urbane, nuanca politike

Dorina Pllumbi
Ky artikull shqyrton përdorimin e narrativave nacionaliste në arkitekturë në qytetet shqiptare, duke u përqendruar më shumë në Tiranë, si pasqyrim i ndryshimit të dinamikave të pushtetit, të ideologjisë dhe të identitetit kombëtar përgjatë regjimeve të ndryshme politike. Që nga fillimi i shekullit X…
OA Kosova SQ

Dy monumente të perëndive të vreshtarisë dhe tregtisë të zbuluara rishtas në Kosovë

Exhlale Salihu
Në këtë punim trajtohen dy monumente nga koha romake të gjetura tash vonë në Kosovë me zbulime të rastit. Te të dyjat janë të skalitura perënditë. Njërin e përbën pllaka relievore e punuar në mermer nga Vrella e Istogut (Burimit) që i përkushtohet perëndisë së hardhisë së mishit (Liberit) dhe verës,…

Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi, Ramadan Shkodra (2021). Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880 – 1912): Sipas dokumenteve të Meshihatit të Lartë Osman, Prishtinë: Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, Prishtinë:BIK

Abdulla Rexhepi
Leximi dhe kuptimi i shoqërisë kryesisht varet nga mënyra se si e lexojmë dhe kuptojmë historinë e ideve dhe koncepteve intelektuale të asaj shoqërie. Dijetarët dhe veprat e tyre janë një shesh ku shpërfaqen transformimet ideologjike të shoqërisë përgjatë historisë. Në Perandorinë Osmane, dijetarët …

Idetë përparimtare të disa ideologëve të lëvizjes së nacionalizmës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX në bashkëpunim me popujt e Ballkanit

Hasan Kaleshi
Një ndër problemet elementare të historisë bashkëkohore të popullit shqiptarë është çështja se kur ka filluar lëvizja nacionale shqiptare, cilat janë karakteristika elementare, cila është baza ideologjike, kush janë bartësit dhe propaganduesit e saj, deri në çfarë mase idetë e tyre kanë depërtuar në…

Lindita Latifi Xhanari (2022), Arnavutçadaki Türkçe Alıntılar” (Turqizmat e gjuhës shqipe), Ankara: Türk Dil Kurumu Yayınları

Irfan Morina
Përgatitja e një fjalori kërkon përgatitje metodologjike shkencore, por mbi të gjitha do studime të gjuhës/ve përkatëse. Por duket se vepra “Arnavutçadaki Türkçe Alıntılar” (Turqizmat e gjuhës shqipe) është përgatitur nga një person që nuk ka kryer studime të larta universitare për turqishten, arabi…

Prania e popullsisë shqiptare në hapësirën gjeografike të Dardanisë /Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore/ gjatë mesjetës para pushtimit të Perandorisë Osmane të Ballkanit

Iljaz Rexha
Artikulli trajton praninë e popullsisë shqiptare në zonën gjeografike të Dardanisë, e cila përfshin rajonet e Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjatë periudhës mesjetare deri në pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane. Studimi fokusohet në burime dokumentare historike nga shekujt 13-16 që…