Artikujt Revista Botuesit Lëndët

132 rezultate

Faqja 7 / 11
OA Antropologji SQ

Figura të mitologjisë në epikën popullore shqiptare dhe propozim për një rrugë alternative të mbërritjes së tyre në epos

Arian Leka
Teksa e njeh mitologjinë si një sistem simbolesh, artikulli trajton jo vetëm fazat e zhvillimit të sistemeve mitologjike dhe elementeve të tij si inventar mitografik, por ndalet për të hedhur dritë edhe mbi disa figura të veçanta të mitologjisë klasike, që ndeshen në trup të këngëve epike shqiptare.…
OA Antropologji SQ

Mbi krijimtarinë e Molla Hysen Dobraçit

Edmir Ballgjati
Molla Hysen Dobraçi është një figurë relativisht pak e njohur, i përmendur kryesisht si një ndër përfaqësuesit e letërsisë së ashtuquajtur të bejtexhinjve. Krijimtaria e tij ende sot mbetet përgjithësisht e panjohur dhe e pastudiuar, pavarësisht vlerësimit të lartë me të cilin e pati përmendur Zef J…

Nisje apo nis-e-sosje? fenomenologjia si qasje antropologjike në studimin e kulturës materiale

Arsim Canolli
Në këtë shkrim, ofrohet një skicë e raportit të fenomenologjisë me kulturën materiale në kontekst të studimeve antropologjike. Fillimisht parashtrohet skena e mendimit fenomenologjik, pastaj diskutohet rryma e “studimeve të kulturës materiale”, në kuadër të antropologjisë. Tutje, theksohet e diskuto…

Praktikat e trefishta magjiko-rituale në sferën kulturore të vdekjes dhe të zisë

Bledar Kondi
Qytetërimet e botës antike, fetë e mëdha dhe shumë shoqëri tradicionale i atribuojnë numrit tre një fuqi magjike dhe vlerë vitale që depërton, modelon dhe shpjegon çdo fjalë të shqiptuar tri herë, çdo veprim të kryer tri herë, çdo simbol të vizualizuar tri herë në ngjarjet mitike dhe inskenimet e ty…

Rruga drejt përzierjes së zhanreve

Leontina Gega-Musa, Lumnije Kadriu
Pothuajse të gjitha zhanret muzikore kanë veçoritë e tyre dhe priren të ruajnë origjinalitetin. Veçoritë e zhanreve muzikore, ku bën pjesë edhe interpretimi dhe pastaj adhurimi i një zhanri të caktuar muzikor, shpeshherë bëhen përcaktues identifikimi me një grup të caktuar (nën)kulturor. Muzika popu…

Tingujt e ndryshimit: (r)evolucioni i skenës muzikore në Kosovë

Visar Munishi
Deri në fillim të viteve 1990 muzika e shqiptarëve të Kosovës ka pasur 'stabilitet' në uniformitetin e saj dhe evoluim të ngadaltë drejt ndryshimeve që koha i sillte. Në aspektin e për- gjithshëm muzikor të asaj kohe dhe në aspektin e shpërndarjes gjeo- grafike, ajo ndahej në muzikën urbane dhe në t…
OA Univers SQ

Tendenca e kalimit nga mësimdhënia tradicionale në atë bashkëkohore në fushën e kimisë

Manjola Bani
Në shekullin që po jetojmë, janë prezentë ndryshime të rëndësishme në lidhje me arsimin, zbulimet shkencore, informatizimin, globalizmin, zhvillimin e astronautikës, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Ky shekull është quajtuar si epoka e teknologjive dhe e njohurive digjitale. Shekulli i ri so…

Politika e artit të instalacionit si politikë e arkivit

Jonida Gashi
Në këtë artikull shqyrtohen tri ekspozita që janё hapur vitet e fundit nё Tiranё, të cilat kanё nё fokus arkivat e periudhës komuniste të Ministrisë së Mbrojtjes (Bunk’Art I), Ministrisë së Brendshme (Bunk’Art II) dhe ish-Sigurimit të Shtetit (Shtëpia e Gjetheve). Ajo çka të bie në sy kur i sheh kët…
OA Academicus EN

New technologies` impact on workforce and labor law

Jessica Bayón, Andrés Arenas, Jose Lominchar · Nebrija University, Spain
If we look back, evaluating the last two centuries, the productive environments of our societies have experienced several industrial revolutions that caused great changes in production and that, in turn, generated important changes in societies at all times. Likewise, the digital transformation tha…
OA Univers SQ

Një analizë e ahengut dhe ndërthurjes së elementeve të kulturës tradicionale shqiptare me atë osmane

Denis Bizhga
Meloditë e muzikës qytetare të Shkodrës përmbajnë elemente të muzikës profesionale shqiptare. Stili muzikor i Shkodrës është krijuar në një qytet të madh me ndikim ekonomik, social dhe kulturor për shumë vite. Ai ka një nivel të lartë të sofistikimit të melodisë “arioso”, si rrjedhojë e performancës…
OA Optime SQ

Një vështrim i përgjithshëm mbi përdorimin e e-commerce në Shqipëri

Besjana Tosuni, Paola Mbroci · Albanian University
E-commerce (tregtia elektronike) është një ndryshim paradigmë që ndikon në të dy komponentë; tek tregtarët dhe konsumatorët. E-commerce është më shumë se një mënyrë tjetër për të rritur praktikat ekzistuese të biznesit. Ajo po çon në ndryshim të plotë të mënyrën tradicionale të të bërit biznes. Ky n…