269 rezultate

Faqja 5 / 23
OA Antropologji SQ

Mbi krijimtarinë e Molla Hysen Dobraçit

Edmir Ballgjati
Molla Hysen Dobraçi është një figurë relativisht pak e njohur, i përmendur kryesisht si një ndër përfaqësuesit e letërsisë së ashtuquajtur të bejtexhinjve. Krijimtaria e tij ende sot mbetet përgjithësisht e panjohur dhe e pastudiuar, pavarësisht vlerësimit të lartë me të cilin e pati përmendur Zef J…

Rruga drejt përzierjes së zhanreve

Leontina Gega-Musa, Lumnije Kadriu
Pothuajse të gjitha zhanret muzikore kanë veçoritë e tyre dhe priren të ruajnë origjinalitetin. Veçoritë e zhanreve muzikore, ku bën pjesë edhe interpretimi dhe pastaj adhurimi i një zhanri të caktuar muzikor, shpeshherë bëhen përcaktues identifikimi me një grup të caktuar (nën)kulturor. Muzika popu…

Kënga shqiptare nga pelagonia në fondet arkivore të universitetit të harvardit

Neziri Zymer Ujkan
Koleksioni i madh i këngëve epike të Gadishullit Ilirik apo të Ballkanit, i viteve ’30 të shekullit XX, që ruhet në fondet arkivore amerikane të Universitetit të Harvardit, i njohur me emrin Koleksioni i Millmen Perit, MPCOL (The Milman Parry Collection of Oral Literature), ka edhe këngë epike e lir…

Personaliteti i Mehmet Pashë Derallës në këngët popullore

Izet Abdyli
Personaliteti i Mehmet Pashë Derallës në këngët popullore, do të përqendrohem në këngët rapsodike, të cilat i janë kushtuar këtij personaliteti të rëndësishëm të Qeverisë së Vlorës, e cila shpalli pavarësinë e saj të plotë. Në këtë punim do të trajtohet roli dhe angazhimi i Ministrit të parë të Luft…

“Besa‑besë” – fluiditeti i konotimit të këngës në kontekst (sub)nacional

Lumnije Kadriu
Kënga folklorike e titulluar “Besa–Besë” fillimisht ishte një këngë lirike e titulluar “Lulja me erë”, e kompozuar nga etnomuzikologu i shquar shqiptar Ramadan Sokoli nga Shkodra gjatë viteve 1940. Kjo këngë së fundi është e njohur si këngë e cila shenjon Përfaqësuesen e Futbollit të Kosovës dhe fan…

‘Prologu’ i këngëtores arbëreshe I F. A. Santorit, i shqyrtuar përmes prurjeve teorike dhe koncepteve të përpunuara në analizën e diskursit dhe pragmatikën letrare

Tomorr Plangarica
Shqyrtimi i një vepre letrare, madje i një pjesëze të veçantë të saj, siç është vargëzimi hyrës i Këngëtores arbëreshe (që për lehtësi studimi, por jo vetëm, emërtohet nga studiuesit si "prolog" - tetë vargje, të organizuara në dy strofa), duket si ndërmarrje që mund të bjerë ndesh me vetë parimet q…

Evolucioni i mesazhit dhe i formës në krijimet rinore të De Radës deri te “Këngët e Milosaos”

Klara Kodra
Më 1836, pra, vetëm në moshën njëzetedyvjeçare, Jeronim De Rada do të nxirrte në dritë veprën e vet të parë, “Këngët e Milosaos”, birit të despotit të Shkodrës1. Ky krijim poetik është një kryevepër e letërsisë arbëreshe dhe, në një rrafsh më të gjerë, e letërsisë shqiptare. Njëkohësisht, ndonëse nu…
OA Univers SQ

Një analizë e ahengut dhe ndërthurjes së elementeve të kulturës tradicionale shqiptare me atë osmane

Denis Bizhga
Meloditë e muzikës qytetare të Shkodrës përmbajnë elemente të muzikës profesionale shqiptare. Stili muzikor i Shkodrës është krijuar në një qytet të madh me ndikim ekonomik, social dhe kulturor për shumë vite. Ai ka një nivel të lartë të sofistikimit të melodisë “arioso”, si rrjedhojë e performancës…

Manastiri i Gjon Vladimirit, qendër e rëndësishme për shkrimet shqipe

Andrea Llukani
Me shkatërrimin e Akademisë së Voskopojës, për t‘u shpëtuar përndjekjeve, shumë dijetarë gjetën strehë në manastirin e Gjon Vladimirit. Manastiri u kthye në qendër ku u bënë shumë përkthime, me anën e të cilave u kultivua gjuha shqipe1. Këtë fakt e vërtetojnë dorëshkrimet e shumta që janë gjetur në …