Artikujt Revista Botuesit Lëndët
×

798 rezultate për "M S"

Faqja 42 / 67
OA Antropologji SQ

Poemi simfonik Skënderbeu i Fan Nolit: rast studimi për përfaqësimin muzikor të heroit kombëtar

Mikaela Minga
Përfaqësimi i Skënderbeut në muzikë mund të gjurmohet në një seri veprash të kompozuara nga autorë të huaj dhe shqiptarë, në periudha të ndryshme historike. Pasi të japim një paraqitje të përgjithshme të konteksteve social-kulturore të cilat kanë prodhuar këto vepra, do të ndalemi konkretisht te Fan…
OA Antropologji SQ

Figura të mitologjisë në epikën popullore shqiptare dhe propozim për një rrugë alternative të mbërritjes së tyre në epos

Arian Leka
Teksa e njeh mitologjinë si një sistem simbolesh, artikulli trajton jo vetëm fazat e zhvillimit të sistemeve mitologjike dhe elementeve të tij si inventar mitografik, por ndalet për të hedhur dritë edhe mbi disa figura të veçanta të mitologjisë klasike, që ndeshen në trup të këngëve epike shqiptare.…

Rruga drejt përzierjes së zhanreve

Leontina Gega-Musa, Lumnije Kadriu
Pothuajse të gjitha zhanret muzikore kanë veçoritë e tyre dhe priren të ruajnë origjinalitetin. Veçoritë e zhanreve muzikore, ku bën pjesë edhe interpretimi dhe pastaj adhurimi i një zhanri të caktuar muzikor, shpeshherë bëhen përcaktues identifikimi me një grup të caktuar (nën)kulturor. Muzika popu…

Tingujt e ndryshimit: (r)evolucioni i skenës muzikore në Kosovë

Visar Munishi
Deri në fillim të viteve 1990 muzika e shqiptarëve të Kosovës ka pasur 'stabilitet' në uniformitetin e saj dhe evoluim të ngadaltë drejt ndryshimeve që koha i sillte. Në aspektin e për- gjithshëm muzikor të asaj kohe dhe në aspektin e shpërndarjes gjeo- grafike, ajo ndahej në muzikën urbane dhe në t…
OA Univers SQ

Disa të dhëna të reja nga burimet Osmane për kalanë e vjetër në Vushtrri

Jeton Sallahu, Gentrit Smakaj
 Në ditët e sotme, kur  flasim për qytetin e Vushtrrisë, zakonisht mendja e të gjithëve shkon tek antikiteti.  Ndër monumentet identifikuese të saj mund të përmendim, atë që është quajtur me emra të ndryshëm si Kalaja e Vjetër, Kalaja e Qytetit, Kalaja e Vushtrrisë, apo që mund të haset edhe me ndon…
OA Univers SQ

Vilajeti i Shkodrës në Luftën e Parë Ballkanike (1912-1913)

Mimoza Jata
Shkodra është një ndër pikat më kryesore strategjike në Ballkan. Në shekujt XI-XIII Shkodra (Scutari) ishte zonë e dominuar midis Bizantit dhe principatës serbe të Zetës. Në vitet 1360-1393 ajo u bë qendra e Principatës së Balshajve. Në vitin 1396, Gjergj Strazimir Balsha ua dorëzoi qytetin venecian…
OA Univers SQ

Bibliografi kronologjike e periodikut “Perlindja e Shqipëniës” (gusht-shtator 1913)

Heral Saraçi
Për një studim shkencor të diturisë historiografike është domosdoshmëri një punë sistematike. Ndërmjet mjeteve të punës që përdorin humanistët me synim objektivitetin shkencor është edhe bibliografia. Me anë të saj kërkohet të arrihet një klasifikim sistematik i të dhënave në lidhje me një periudhë,…
OA Univers SQ

Problematika në mësimdhënien e historisë së filozofisë

Aleksandër Kocani, Ada Kocani
Me trajtimin e problematikave në mësimdhënien historisë së filozofisë tentojmë të kapim mangësitë dhe problemet në mësimin e shkencave shoqërore dhe humane  në shkolla të mesme dhe medrese. Pra, synojmë të nxjerrim në pah disa probleme lidhur me funksionin formues të qytetarit aktiv që duhet të luaj…
OA Univers SQ

Fillesat e përkthimit nga gjuha Arabe në gjuhën Shqipe

Ziber Lata, Naser Ramadani
Përkthimi është një proces që lidhet drejtpërdrejt me qenësinë e gjuhës shqipe, sepse vetë dokumentet e para të gjuhës shqipe janë përkthime, dhe e njëjta gjë vlen  edhe për gjuhën arabe. Kështu që ind themelor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës arabe është përkthimi, pra nuk mund të mendohet të studiohen…