1,369 rezultate

Faqja 4 / 115

Hulumtimi i praktikave gjithëpërfshirëse në orët e gjuhës angleze në arsimin fillor të Kosovës

Azra Thaqi-Gashi
Ky rast studimor cilësor studion zbatimin e praktikave gjithëpërfshirëse në orët e gjuhës angleze si gjuhë e huaj (EFL) në Kosovë. Studimi fokusohet në mësimdhënësit e gjuhës angleze (ELTs) dhe eksploron të kuptuarit e tyre mbi zbatimin e politikave të arsimit gjithëpërfshirës, sfidat me të cilat pë…

Për një hapësirë më të gjerë të gjuhësisë së diskursit në mendimin gjuhësor shqiptar

Tomorr Plangarica
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi zhvillimet në etapën e tanishme të një hullie të veçantë kërkimi në shkencat e ligjërimit, që po njihet përgjithësisht me emërtimet “gjuhësi e diskursit” ose “analizë e diskursit”; synohet, gjithashtu, të sillen argumente për nevojën e thellimit të shqyrtime…

Veçori leksiko-gramatikore të termave në Fjalor i termave të drejtësisë

Abdurrahim Maxhuni
Terminologjia e drejtësisë në gjuhën shqipe është një fushë e dijës që është pasuruar në vazhdimësi. Një ndihmesë të vyer në fushën e terminologjisë së drejtësisë ka dhënë autori Sylë Kasumaj, duke botuar Fjalor i termave të drejtësisë, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndonëse nga kjo …

Ndikimi gjuhësor-kulturor sllav në ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut – një narrativ shkencor-filologjik

Bardhyl Demiraj
Ky studim është pjesë e një projekti individual që po zhvillon dhe boton dora-dorës shkruesi i këtyre radhëve lidhur me ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut si libri i parë i botuar shqip që njohim deri sot (Demiraj 2023, 2024, 2025, 2026a – në shtyp, 2026b – në shtyp). Këtu kemi marrë në analizë çështjen e nd…

Një sprovë klasifikimi të italianizmave të shqipes së vjetër (shek. XVI–XVII): huazime popullore dhe huazime librore

Anila Omari
Artikulli analizon korpusin e italianizmave të shqipes së teksteve të vjetra, të përpunuar në kuadrin e projektit DPEWA të Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, nga këndvështrimi i mënyrës së transmetimit të tyre në gjuhën shqipe. Për këtë qëllim janë përcaktuar disa kritere për dallimin e hua…

Elemente të biografisë dhe të autobiografisë në përpilime të autorëve të letërsisë romake (vështrim mbi shqipërime e përshtatje)

Evalda Paci
Në studimet letrare të kohëve të fundit vërehet sërish një vëmendje e qartë ndaj veprave që përmbajnë elemente biografie dhe autobiografie, duke bërë të mundur dhe të rishtrohen pikëpamje mbi profilizimin e një prirjeje të qartë zhanrore, për fillimet e së cilës jepen mendime jo përherë të njëjta. B…

Rregulla drejtshkrimore që i ka shkelur koha

Emil Lafe
Në përcaktimin e rregullave të drejtshkrimit të shqipes, po ashtu edhe të përjashtimeve nga rregullat, është marrë parasysh dendur ecuria e praktikës gjuhësore. Disa çështje për të cilat nuk ka pasur rregulla unike, janë njësuar më parë në praktikë dhe janë sanksionuar më pas në kodin e drejtshkrimi…

FIGURAT E SHQUARA DHE KONTRIBUTI I TYRE NË FORMËSIMIN E GJUHËS DHE ARSIMIT SHQIP

Xhemile Abdiu
Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Jani Vreto, në shkurt të vitit 1879, botuan librin Alfabetare e gjuhësë shqip, në të njëjtin vit kur u themelua edhe Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip. Kjo vepër, me karakter enciklopedik dhe didaktik, konsiderohet si botimi i parë kolektiv i Rilindjes Kombëtare m…