1,010 rezultate

Faqja 28 / 85
OA Optime SQ

Perceptime të psikoterapistëve rreth momenteve kritike në rritjen e tyre profesionale

Roksana Poçi
Studimi synon të eksplorojë momente kritike ose përcaktuese gjatë praktikës profesionale të psikoterapistëve me ndikim në rritjen e tyre personale dhe profesionale. Ai ka për qëllim të evidentojë ngjarje, njerëz, rrethana në jetën profesionale që kanë patur ndikim në përjetimin e tyre të vetes si pr…
OA Optime SQ

Vlerësimi në arsim

Bedri Kola
Vlerësimi ka shumë pamje e kuptime dhe njerëz të ndryshëm nënkuptojnë shpesh deri edhe gjëra të ndryshme kur përdorin fjalën vlerësim. Disa e perceptojnë atë si gjykim të cilësisë. Të tjerë e perceptojnë atë si një mënyrë sistematike të shikimit të çështjeve të rëndësishme. Disa të tjerë e perceptoj…
OA Optime SQ

Nevoja për të debatuar përpara miratimit të ligjit “Për provimin e shtetit për profesionin e juristit”

Lulzim Lelçaj
Profesioni i juristit në Shqipëri është ndër më të kërkuarit. Kjo degë studimi universitare është ndër më të preferuarat për maturantët, si dhe për të diplomuarit në një degë tjetër universitare. Shtrirja e këtij profesioni është e gjerë dhe përfshin sistemin e drejtësisë, prokurorinë, agjencitë lig…
OA Optime SQ

Financat e sjelljes korporative

Manjola Islami
Financa e ndërmarrjes ka si objekt studimin e kontratave financiare dhe investimeve që rezultojnë nga ndërveprimi i drejtuesve dhe investuesve të një kompanie. Një shpjegim i plotë i modeleve të financimit dhe investimit kërkon për këtë arsye një kuptim të qartë të perceptimeve dhe preferencave të k…
OA Optime SQ

Vlerësimi i marrëdhënies së punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve me hallkat e tjera kryesore të sistemit të referimit

Marinela Çani
Fëmija është ndër subjektet e së drejtës, të cilit shteti duhet t’i garantojë mbrojtjen e posaçme për shkak të moshës së mitur dhe brishtësisë në realizimin e të drejtave të tij. Interesi më i lartë i fëmijës është mekanizmi bazë me të cilin shoqëria jonë bën të mundur balancimin e veprimtarisë vend…
OA Optime SQ

Faktorët e rriskut për përfshirje në sjellje kriminale në adoleshencë

Eglantina Dervishi, Ani Beqo, Blerta Doci
Numri i të miturve të përfshirë në sjellje kriminale është i konsiderueshëm dhe duke iu referuar statistikave, ky numër po vjen në rritje. Duket se disa tregues të lidhur me ambientin familjar dalin si faktorë risku për përfshirjen e adoleshentit në sjellje kriminale. Përveç influencës që faktorët p…
OA Optime SQ

Ndikimi i bordit drejtues në performancën e sistemit bankar

Joana Shima
Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, çështja e qeverisjes së korporatave është bërë gjithnjë e më e rëndësishme. Gjatë kësaj periudhe, shumë kriza financiare kanë nxjerrë në pah si një prej shkaqeve kryesore qeverisjen e dobët të korporatave. Ajo mbulon disiplina të ndryshme, përfshirë financën, kontab…
OA Optime SQ

Sevoflurani dhe propofoli, anestetikë gjeneralë me ndikim nё statusin periodontal, tek pacientёt pediatrikë

Samir Heta, Ilma Robo, Spiro Sila, Dariel Thereska
Studimi ynё ka pёr qёllim të gjejë ndërlidhjen e mundshme të efektit të sevofluranit në shtimin e salivës dhe të ndikimit që ka ky efekt, tek statusi periodontal i fëmijëve. Këtë ndërlidhje e gjejmë edhe për krahasimin e dy anestetikëve të përgjithshëm, që janë sevoflurani dhe propofoli, por në kënd…
OA Optime SQ

Psikologjia e faktorëve njerëzorë: Qasje inovative psikologjike

Manuela Varoshi, Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi
Kjo trajtesë synon të rivendosë një pikëvështrim të ri mbi disiplinën e Psikologjisë së Faktorëve Njerëzorë dhe një panoramë të përgjithshme mbi fushat e aplikimit të saj në lidhje me terapinë okupacionale (OT), terapinë e punës (ergoterapinë) dhe rehabilitimin. Së pari, do të përshkruajmë marrëdhën…
OA Univers SQ

Rreth drejtshkrimit të turqizmave dhe emrave vetjakë me origjinë turke

Mr. Adriatik Derjaj
Në punime të ndryshme shkencore turqizmat përkufizohen si njësi të ardhura drejtpërdrejt nga gjuha turke, d.m.th. pa ndërmjetësim dhe ç’është më e rëndësishmja, si fjalë për të cilat nuk dyshohet se i përkasin kësaj gjuhe. Ajo që perceptohet sot me togfjalëshin “gjuha turke” nuk ka qenë as në kohë d…
OA Univers SQ

Turqia dhe përtëritja e Islamit

Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Një nga problemet kryesore, i cili i ka angazhuar si turkologët vendas dhe ata të huaj për pothuajse 250 vjet në fushën e historisë turke, ka qenë zanafilla dhe kuptimi i fjalës “Turk”, si dhe karakteristikat e popullit turk dhe atdheut të tyre. Studiuesit kanë paraqitur një shumëllojshmëri pikëpamj…
OA Univers SQ

Konsulta gjuhësore e Prishtinës- Akt madhor i përbashkësisë gjuhësore të shqiptarëve

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Më datën 23 prill 2008, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Shoqata e Gjuhës Shqipe të Kosovës organizuan Sesionin Shkencor përkujtimor me temë “Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968)”. Këshilli organizues i Sesionit përbëhej nga akad. Idriz Ajeti, akad. Rexhep Qosja, prof. Shefkije Islamaj (kry…