2,035 rezultate

Faqja 20 / 170
OA Optime SQ

Problematikat në përshtatjen sjellore dhe emocionale tek adoleshentët e hospitalizuar 11-14 vjeç me sëmundje kronike

Artemisi Shehu, Edisona Rika
Qëllimi i këtij artikulli është të eksplorojë influencën e hospitalizimit tek adoleshentët me sëmundje kronike, funksionimin sjellor dhe emocional të adoleshentëve të hospitalizuar gjatë përballjes së tyre me sëmundjen. Gjithashtu, ky studim tenton të hulumtojë reagimet që shfaqin adoleshentët me së…
OA Kosova SQ

Zhvillimi i xehetarisë dhe i industrisë në Mitrovicën e Titos në periudhën e ndërtimit socialist

Tahir Abdyli
Pas çlirimit të vendit nga okupatori fashist dhe pas ngadhnji- mit të Revolucionit Socialist në Jugosllavi, në Kosovë, pra edhe në Mitrovicën e Titos me rrethinë, para organeve të pushtetit po- pullor shtrohen detyra të mëdha e sidomos për rindërtimin dhe ndërtimin e vendit. Ky ishte synim themelor,…
OA Optime SQ

Përdorimi i gjuhës standarde Shqipe në arsimin e lartë (Vërejtje)

Valbona Kalemi
Dihet që norma drejtshkrimore është pasqyra më e mirë dhe më e prekshme e zotërimit dhe e përdorimit të shqipes standard si sistemi me shtrirjen më të madhe funksionale. Shkolla shqiptare është vatra themelore e formimit gjuhësor të brezave të rinj, që i edukon me dashuri për gjuhën amtare dhe zbulo…
OA Kosova SQ

Ndikimet e ndërsjella kulturo-shoqërore e religjioze ndërmjet Raguzës dhe Kosovës gjatë shekujve XIV — XV

Jahja Drançolli
Që nga periudha antike dhe në periudhat e mëtejme historike Kosova shtrihet në udhëkryqin e dyndjeve e të ndikimeve që vinin nga Lindja dhe Perëndimi, herë pas here edhe nga Veriu dhe Jugu. Po ashtu, pozita e mirë gjeografike dhe pasuritë e mëdha natyrore të Kosovës mesjetare tërhiqnin vëmendjen e s…
OA Optime SQ

Njohja e emocioneve: Rruga drejt mirëqenies individuale

Edvaldo Begotaraj, Elpiniqi Mërkuri, Uarda Kavaja, Ana Xheka
Proceset komplekse të përfshira në rregullimin psikologjik të emocioneve vazhdojnë të jenë subject interesimi dhe hulumtimi në psikologjinë bashkë kohore. Ky abstract ofron një pasqyrë të shkurtër të kuptimit actual të mekanizmave të menaxhimit emocional te individëve. Rregullimi emocional përfshin …
OA Optime SQ

Rehabilitimi në patologjitë e rralla. Sindroma coffin+siris.

Ledina Nikolla
Sindroma Coffin-Siris është një sëmundje e rrallë gjenetike me variante heterozigote në gjenet ARID1A, ARID1B, ARID2, DPF2, SMARCA4, SMARCB1, SMARCE1 ose SOX11. Mund të manifestohet me anomali somatike, shurdhim, keqformime urogjenitale, vonesë mendore, deficit të të folurit, agjenezë të korpusit ka…
OA Optime EN

Rruga për në Evropë. Konceptualizimi metaforik i procesit të integrimit evropian në diskursin politik Shqipëtar

Ledia Kazazi
Since the demise of communism in the late 1980s and early 1990s, the notion of Europe has assumed a prominent role within political discourses in Albania. The interpretation of this concept has exhib-ited a degree of fluidity, its meaning evolving according to the prevailing context and political ci…
OA Kosova SQ

Pjesëmarrja e shqiptarëve të Pejës dhe të rrethinës në luftën nacionalçlirimtare (1941 —1945)

Sylë Dreshaj
 Në këtë punim janë bërë përpjekje që sa më realisht të paraqitet pjesëmarrja e shqiptarëve të Pejës dhe të rrethinës në LNÇ nën udhëheqjen e Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovë e Dukagjin. Për këtë temë nuk ka shkruar askush në veçanti deri tash. Për trajtimin e këtij problemi janë shfrytë…
OA Optime SQ

Ndikimi i bullizmit kibernetik në shëndetin mendor tek adoleshentët

Eduart Tafa
Artikulli studion fenomenin e bulizmit kibernetik, i cili përkufizohet si përdorimi i qëllimshëm i mjeteve të komunikimit dixhital për lëndim, frikësim ose ngacmim të të tjerëve. Ky punim fokusohet në karakteristikat e bullizmit kibernetik, duke përfshirë qëndrueshmërinë e tij, vështirësi në zbulimi…
OA Optime SQ

Ndikimi i rreshjeve të dendura në cilësinë e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës

Aurel Nuro, Ilirjana Boçi, Bledar Murtaj, Ildja Rudho et al.
Në këtë studim synohet që të sillet ndikimi i rreshjeve atmosferike në cilësinë e ujit të pijshëm për qytetin e Tiranës. Kjo gjë është vërejtur me ndryshimet ditore të disa parametrave fiziko-kimike në ujin e rrjetit të këtij qyeteti para dhe pas shirave të rëmbyeshëm në tre episode të ndryshme gjat…