Artikujt Revista Botuesit Lëndët

327 rezultate

Faqja 16 / 28

Sistemi i arsimit në Kosovë dhe në disa vende të Evropës

Skënder Mekolli · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Përmes kësaj analize do të ofrojmë informata të përmbledhura për disa aspekte të organizimit të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, si dhe disa vende të tjera të Unionit Evropian. Objekt i analizës është struktura e sistemit arsimor parauniversitar të këtyre vend…

Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në Kosovë

Haxhere Zylfiu · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi gjatë gjithë jetës (arsimi dhe aftësimi i të rriturve si pjesë integrale e tij) është përgjigje ndaj ndryshimeve të mëdha, të shpejta dhe të vazhdueshme shoqërore, duke synuar që të jetë në funksion të plotësimit të nevojave të individit karshi këtyre ndryshimeve. Zhvillimet tekniko-teknologj…

Planifikimi dhe organizimi i mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë

Safete Statovci - Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i arsimit fillor dhe të mesëm të ulët është bazë fillestare për planifikim të mësimit dhe aktivitet e tjera të nxënësve, si dhe për zhvillim të programeve për punë në shkollë. Planifikimi është pjesë e rëndësishme e çdo mësimdhënësi, i cili duhet të jetë organizator, por edhe zendimmarrës r…

Modelet kurrikulare të AP-së në disa vende evropiane dhe synimet për një model të avancuar të kurrikulare të Arsimit Profesional në Kosovë

Binak Gërguri, Sylejman Sylejmani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Nevoja për ndryshimet strukturore të Kurrikulit (planeve dhe programeve), ose reforma kurrikulare, rrjedh për shkak të ndryshimeve thelbësore në mjedisin arsimor (ndryshimet e kontekstit të gjerë shoqëror dhe/ose ndryshimeve të mëdha tekniko- teknologjike), apo për shkak të efikasitetit të pamjaftue…

Përmbajtja e teksteve shkollore në funksion të arritjes së qëllimeve dhe të objektivave mësimor

Ismet Potera · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Çështja e rishqyrtimit të Planeve dhe Programeve Mësimore, në vazhdim PPM, ishte ndër parësoret në fazën e ndryshimit dhe të reformës të sistemit të arsimor në Kosovë. Lënda Edukatë qytetare (EQ), në Kosovë mësohet nga klasa 3-12, pra në shkollimin fillor deri në arsimin e mesëm të lartë. Përmbajtje…
OA Optime SQ

Rezultatet fillestare të politikës arsimore dhe kulturore të qeverisë së Vlorës

Nevila Mehmeti, Ndriçim Mehmeti
Studimi sjell në vëmendje një nga çështjet kryesore me të cilat u përball qeveria e përkohshme e Isamil Qemalit menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Duhet thënë që në fi llim se shqiptarët e kishin të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe nën sundimin e Perandorisë Osmane e për pasojë, …
OA Optime SQ

Rrugë dhe metodologji për zbatimin e kurrikulës së gjeografisë në arsimin fillor

Bedri Kola
Përdorimi i një numri të madh rrugësh dhe metodash në mësimin e gjeografi së nga mësuesit është një përbërës thelbësor në procesin e zbatimit me sukses të kurrikulës së gjeografi së. Në këtë udhëzues për mësuesit e gjeografi së do të paraqesim disa metoda dhe teknika që janë të rëndësishme në aktivi…
OA Optime SQ

Studimet gjuhësore përqasëse dhe ndihmesa e tyre në mësimin e gjuhëve të huaja

Artan Fida
Roli që luan gjuha amtare (gj.a) në procesin e të nxënit të gjuhës së huaj (gj.h) është objekt i shkrimit. Një aspekt i këtij roli është edhe përdorimi i dobishëm në mësimdhënien e gj.h i të dhënave të nxjerra prej studimeve përqasëse të shqipes si gj.a me gjuhët e huaja. Dobia e përdorimit në mësim…
OA Univers SQ

Dëshmi për lokalet e para shkollore në Shqipërinë Verilindore

Prof. As. Dr. Murat Gecaj
Në fillim të shekullit të kaluar, atdhetari ynë i madh, Ismail Qemali, ndër të tjera, u drejtohej bashkatdhetarëve me këto fjalë: "Kurrë një komb nuk mund të rritet në vehte, pa shkolla dhe pa mësime... Duhet të jesh i verbër, që të mos marrësh vesh nevojën e shkollave kombëtare; duhet të jesh tradh…
OA Univers SQ

Etika profesionale e profesor doktor Hasan Tasinit, një aspekt i mendimit pedagogjik të tij

Prof. Dr. Musa Kraja
Profesor Hasan Tahsini e njohu thellë dhe e ushtroi gjatë gjithë jetës punën e mësuesit dhe të pedagogut. Ai e njohu thellë mendimin pedagogjik dhe psikologjik, madje ndër më të parët. Botoi “Psikologjia”, të parin tekst mësimor universitar në këtë fushë, si dhe veprën pedagogjike “Edukimi i të vegj…