Artikujt Revista Botuesit Lëndët

248 rezultate

Faqja 15 / 21
OA Univers SQ

Konsensusi juridik islam dhe efekti i tij në evitimin e polarizimeve te muslimanët

Driton Arifi
Konsensusi i dijetarëve islamë (el Ixhma’u) dhe pozita e tij në rangun e burimeve argumentuese të normave islame nuk është një temë e re. Ajo, si e tillë, ka zgjuar vëmendjen e shumë prej autorëve klasikë dhe bashkëkohorë dhe ka qenë temë rreth së cilës s’është kursyer aspak ngjyra e penave të tyre,…
OA Univers SQ

Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal

Elona Zeraliu
Komunikimi sot përfaqëson një objekt studimi ndërdisiplinor dhe nuk ka grupim shkencor që të mos merret me komunikimin, duke adoptuar këndvështrimet e tyre. Sigurisht që një panoramë shkencore kaq e gjerë dhe shumëformëshe kërkon një fragmentim të dijeve disiplinore dhe secila prej tyre parashikon t…
OA Univers SQ

Ismail Efendi Ndroqi - Një jetë në shërbim të pavarësisë së atdheut dhe edukimit shpirtëror të brezave

Dr. Zamir Ndroqi
Datat 28 nëntor 1912 dhe 11 shkurt 1920 janë ndër datat më kulmore në historinë tonë kombëtare të këtyre 110 viteve të fundit. Patriotët, njerëzit e përparuar, të shkolluar e të aftë që u vunë në drejtim të Shqipërisë dhe të kryeqytetit, ishin vizionarë. Ata kishin studiuar dhe jetuar në vende të pë…

Manastiri i Gjon Vladimirit, qendër e rëndësishme për shkrimet shqipe

Andrea Llukani
Me shkatërrimin e Akademisë së Voskopojës, për t‘u shpëtuar përndjekjeve, shumë dijetarë gjetën strehë në manastirin e Gjon Vladimirit. Manastiri u kthye në qendër ku u bënë shumë përkthime, me anën e të cilave u kultivua gjuha shqipe1. Këtë fakt e vërtetojnë dorëshkrimet e shumta që janë gjetur në …

Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare

Ahmet Mehmeti
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa më tradicionale që nga periudha paraosmane, ndërsa disa të tjera të fuqizuara në rangun e fisnikërisë së mirëfilltë, në…

Unifikimi i terminologjisë arkivore në përshkrimin arkivor

Erena Haska · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Ndonëse veprimtaria institucionale e arkivave në Shqipëri është më ekonsoliduar, një marrëveshje për termat e përshkrimit të dokumenteve arkivore, me tëgjitha sprovat që meritojnë të çmohen, ende është në luhatje dhe e pangulitur. Botimi injë fjalori të njësuar për përshkrimin e dokumenteve arkivore…

Ngritja e nivelit të vetëdijësimit të stafit të administratës publike në mbrojtjen e dokumentacionit arkivor

Refike Sülçevsi · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Institucionet e administratës publike si dhe institucionet e tjera publiko-private dhe private gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë sasi të madhe të dokumenteve arkivore. Ato dokumente janë burim i rëndësishëm i informatave për funksionimin e atyre institucioneve, por më vonë edhe burim i rëndësishëm…
OA Antropologji SQ

Botëkuptimi socialist dhe politika e tij botë-reduktuese

Blerina Hankollari · IAKSA
Në plan të parë, ky artikull rreket të analizojë mënyrën se si gërmëzohet programatika e Botës së re në ekonominë shtetërore të regjimit diktatorial shqiptar, mbi cilat premisa ideologjike dhe materiale mbështetet dhe formësohet botëkuptimi socialist dhe cilat mekanizma shtetërorë dhe shkencorë përf…

Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit

Laura Smaqi
Për një kohë të gjatë në mjedisin shkencor është diskutuar mbi mënyrën se si duhet shkruar historia apo një histori e letërsisë shqipe në gjendjen e sotme të dijes mbi letërsinë, në koherencë me frymën bashkëkohore. Gjatë rreth dy dhjetëvjeçarëve kanë mbizotëruar kontribute pa fund në konferenca të …