Artikujt Revista Botuesit Lëndët

1,268 rezultate

Faqja 100 / 106

Format e bashkëpunimit efektiv mësimdhënës - nxënës në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Safete Statovci-Shala
Format e bashkëpunimit efektiv ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve përbëjnë komponentë thelbësorë në zhvillimin individual dhe ndërtimin e marrëdhënieve në kontekstin arsimor. Format e bashkëpunimit përfaqësojnë një proces ndërpersonal kompleks, duke krijuar mundësi të shumta për shprehjen e aftësiv…

Të mësuarit e gramatikës së gjuhës shqipe në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë

Bekim Morina
Në fushën Gjuhët dhe komunikimi, gjuha shqipe dhe letërsia trajtohen së bashku dhe janë përfshirë në një tekst të vetëm shkollor. Ky integrim sjell përfitime dhe sfida në procesin e mësimit të gramatikës në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Qëllimi i hulumtimit ishte të shqyrtojë mënyrën se si më…

Praktikat edukative për integrimin e aktiviteteve fizike në punën me fëmijët 3-6vjeç

Tringa Dedi, Zehrie Plakolli, Mevlude Aliu-Gashi
Edukimi në fushën e zhvillimit fizik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve të moshës 3-6-vjeçare. Në edukimin e institucionalizuar parashkollor, edukatoret kanë rol me rëndësi në integrimin e aktiviteteve fizike gjatë realizimit të punës me fëmijë. Integrimi i zhvillimit fizik ka një r…

Aplikimi i qasjes ndërlëndore në arsimin fillor

Lirije Bytyqi-Beqiri
Qasja ndërlëndore është një kërkesë e kurrikulës së re, e cila synon të integrojë njohuritë nga fusha të ndryshme për të nxitur mësim gjithëpërfshirës dhe të kuptueshëm për nxënësit. Ky studim kishte për qëllim të shqyrtojë zbatimin e qasjes ndërlëndore në arsimin fillor në Kosovë, duke analizuar pe…

Rëndësia e komunikimit efektiv në mësimdhënie: perceptimet e mësimdhënësve

Bashkim Ali Azemi
Komunikimi është një nga nevojat e para të njeriut, prandaj hapat e parë hidhen që në fëmijëri. Në fillim ai është një mjet komunikimi i fëmijës me të rriturit, por, me kalimin e kohës, kur fëmija ndërgjegjësohet për ekzistencën e tij, komunikimi bëhet cilësi e brendshme dhe nis të përmbushë funksio…

Ndikimi i përdorimit të chatgpt te nxënësit: përparësitë dhe sfidat

Luljeta Shala, Alketa Gashi-Fazliu
Në epokën e digjitalizimit, inteligjenca artificiale (IA) po e transformon ndjeshëm mënyrën e të nxënit në arsimin e mesëm të lartë. Ky studim shqyrton mundësitë e ndikimit të IA-së, me fokus në ChatGPT, në përvojën e të nxënit të nxënësve 14-15 vjeç. Theksi vihet mbi balancimin midis përfitimeve dh…

Përvojat e edukatoreve gjatë fazës së pilotimit të kurrikulës për edukimin në fëmijërinë e hershme

Tringa Dedi
Ky studim ka për qëllim të vlerësojë përvojat e edukatoreve gjatë fazës së pilotimit të kurrikulës për edukimin në fëmijërinë e hershme, duke analizuar gatishmërinë profesionale, sfidat dhe nivelin e mbështetjes institucionale që e kanë shoqëruar procesin e zbatimit. Hulumtimi synon të kuptojë se si…

Mbi disa rezultate kryesore në studomin e leksikut dhe të formimit të fjalëve në gjuhën shqipe pas çlirimit

Xhevat Lloshi
Puna, që lulëzoi me mundin e Rilindasve dhe vazhdoi më tej në hullinë e tyre, për të nxjerrë në dritë visarin leksikor të shqipes, për ta pastruar atë dhe për ta pasuruar e përsosur, ka qenë edhe hapi i parë i rëndësishëm për leksikologjinë e gjuhës shqipe. Kjo veprimtari, e drejtu- ar nga qëllime k…

Dialektologjia shqiptare ne vendin tone gjatë 25-vjetve të clirimit — rezultate, probleme dhe detyra

Jorgji Gjinari
Fillimet e dialektologjisë shqiptare i gjejmë që në mesin e shekullit të kaluar, por gja të gjithë një shekulli ajo mbeti prapa, nuk mundi të zhvillohej as edhe në atë masë që a rritën disa degë të tjera të gjuhësisë sonë. Kjo prapambetje nuk kishte si të mos shkaktohej në kushtet e një shtypjeje t…