Artikujt Revista Botuesit Lëndët

173 rezultate

Faqja 10 / 15
OA Optime SQ

Idetë e Jashar Rexhepagiqit për demokratizimin e arsimit në Kosovë

Hajri Mandri · Albanian University
Jashar Rexhepagiq mbetet një ndër pedagogët e shquar të Kosovës me përkushtim gjysëmshekullor. Edhe tani kur veprimtaria virtuale e ka shndërruar shoqërinë kosovare në një shkollë të madhe të një shoqërie që mëson, idetë pedagogjike të Rexhepagiqit tingëllojnë aktuale. Rexhepagiq la pas një pasuri t…
OA Antropologji SQ

Etnografia e të folmes së Rekës së Epërme

Bukurije Mustafa
Ana kuptimore e leksemave të etnokulturës në gjuhësi merr vlera të treguesit, i cili shfaqet jo vetëm si emërtues, por edhe në një funksion më të gjerë, në sferën e së ashtuquajturës etnosemantikë ose në “kuptimin kulturor”, që është trajuar edhe në antropologjinë e gjuhës apo në etnografinë e të fo…

Alegoria e kujtesës dhe gjuha poetike e Dantes në vëllimin “Buelli” të Martin Camajt

Blerina Suta
Kujtesa është një koncept kyç që kondenson sidomos, në tri vëllimet e fundit, Buelli, Nema dhe Palimpseste, konceptin e Camajt për artin. Evoluimi i fazës së fundit krijuese të poetit, hetimi i shtresëzimeve që merr ky koncept vë në provë të gjitha njohuritë tekniko-formale që e …

Era digjitale në lëmin e arkivistikës

Kristi Kaba · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Për ta rrokur rëndësinë e digjitalizimit të materialeve arkivore, nevojitet, pikësëpari, kuptimi i qëllimit të këtij procesi që ka revolucionarizuar qasjen e publikut në dokumentacione. Për këtë arsye, në saje të thellimit në literaturë, me këtë punim të ndarë në dy kapituj, kryejmë fillimisht një a…

Qëmtime rreth veprës së pabotuar të autorit elbasanas Shpëtim Karaj

Valbona Kalo
Për të gjithë shkrimtarët ekziston një marrëdhënie ndërvarësie e pandërprerë mes mjedisit gjeografik, social, letrar e kulturor dhe botëkuptimit e origjinalitetit të shprehjes, si faktorët përcaktues që i shërbejnë krijimit të një individualiteti të spikatur artistik. Nën dritën e një raporti të ti…
OA Antropologji SQ

Botëkuptimi socialist dhe politika e tij botë-reduktuese

Blerina Hankollari · IAKSA
Në plan të parë, ky artikull rreket të analizojë mënyrën se si gërmëzohet programatika e Botës së re në ekonominë shtetërore të regjimit diktatorial shqiptar, mbi cilat premisa ideologjike dhe materiale mbështetet dhe formësohet botëkuptimi socialist dhe cilat mekanizma shtetërorë dhe shkencorë përf…

Vlera aspektore e të kryerës së gjuhës Shqipe

Leonard Dauti
Dalja e tri konstrukteve foljore, përkatësisht konstrukti i së pakryerës, i aoristit dhe i të kryerës, si konstrukte kohore paralele që karakterizohen nga i njëjti raport kohor në lidhje me çastin e ligjërimit për rastin e gjuhës shqipe, dhe jo vetëm për të, por edhe për gjuhët neolatine apo për gre…

Profili kompleks i një shqipëruesi në një variant të bukolikave të vergilit (1932)

Evalda Paci
Kontributet ndaj përurimit të letërsisë klasike në botën letrare shqiptare gëzojnë një traditë solide në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ndërkohë që vetë personaliteti (E. Haxhiademi) që këtë radhë qe shtysë për përpilimin e kësaj trajtese paraqitet i lidhur mirëfilli me klasicitetin dhe antikiteti…
OA Univers SQ

Sfondi estetik në poemën “Dashuria” (eros) të Naim Frashërit

Ramazan Fetahu
Letërsia orientale, përmes poezisë mistike, kaloi në letërsinë dhe në kulturën shqiptare. Naim Frashëri është personifikim i kësaj ure të kalimit të vlerave mistike orientale në hapësirat shqiptare. Temat mbi të cilat do të qëndrojmë dhe të cilat janë qendrore në poezinë e Naimit, janë: Zoti, e buku…

Mërgimi i fjalës si 'mit' dhe evolucioni i shqipes letrare: rasti i poezisë dygjuhëshe

Blerina Suta
Poezia dygjuhëshe në traditën letrare shqiptare, sidomos ajo shqip-italisht, zhvilluar në rrethana specifike të rrezikut historik të bjerrjes, ka kryer në rrafsh të gjuhës letrare atë funksion të ruajtjes dhe zgjerimit që gjuha e folur pati kryer në vazhdimësi në zonat apo qarqet kulturore kufitare …