Artikujt Revista Botuesit Lëndët

592 rezultate

Faqja 1 / 50

Rreth disa sinonimeve në terminologjinë islame në gjuhën shqipe

Abdurrahim Maxhuni
Terminologjia islame si një nga fushat që është mishëruar në mendësinë shqiptare, e që filloi të depërtonte qysh herët në gjuhën shqipe, akoma nuk ka arritur të standardizohet. Sot gjejmë në përdorim forma të dysorëve e të tresorëve për nocione të njëjta, si: profet- pejgamber-i dërguar, Zot-Allah-P…

Vëzhgime në librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut - II. Shqimëzat në fund të tekstit

Bardhyl Demiraj
Ky studim është i dyti i radhës në triptikun tonë të studimeve mbi librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut si produkt tipografik. Këtu jemi përqendruar te shqyrtimi i katër fletëve-shqimëza që përmbyllin ekzemplarin e vetëm të librit të parë të botuar në gjuhën shqipe, siç e njohim der…

Parimi themelor i drejtshkrimit të gjuhës shqipe

Aristotel Spiro
Që nga Kongresi i Drejtshkrimit (1972), shqipja standarde është konsoliduar ndjeshëm, duke përballuar sfida shoqërore, kulturore dhe politiko-ideologjike. Megjithë qëndrueshmërinë e saj, diskutimet për rishikimin e drejtshkrimit kanë vijuar, shpesh të udhëhequra nga propozime të pjesshme dhe pa një …
OA Univers SQ

Turqizmat si terminologji ushtarake në poemën epike Shqiptare

Prof. dr. Irfan MORINA
Si në gjuhët e tjera të Ballkanit, ashtu edhe në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë nga turqishtja. Edhe pse etimologjia e tyre është e ndryshme, ne i quajmë “fjalë turke” ose “turqizma”, siç i quajnë turkologët perëndimorë, sepse ato kanë ardhur nëpërmjet turqve dhe gjuhës turke. Shumë prej këtyre…
OA Univers SQ

Idetë e humanizmit në krijimtarinë e Bejtexhinjve

Balil GJINI
Jemi mësuar që poezinë e shekujve të mëparshëm ta quajmë bejte dhe autorët e saj bejtexhinj. Kjo fjalë është shndërruar në një sintagmë me kuptim ngjyrues negativ. Vetvetiu të vjen ndër mend se përderisa thirreshin bejtexhinj, ata që për dy - tre shekuj ushtroheshin në mjeshtërinë e poezisë, duhet t…