1,041 results

Page 33 / 87
OA Dritëhije SQ

“Hylli i Dritës” revista e françeskanëve të dënuar nga regjimi komunist

Alma Mile
"Censura ishte një fenomen i zakonshëm gjatë shek. XX. E hasur gjatë regjimit të Mbretit Zog, por që kulmoi gjatë regjimit komunist. Në shenjestër ishin intelektualët dhe mendimi ndryshe. Revista “Hylli i Dritës” ishte një nga ato organe që u censurua si gjatë regjimit të Zogut aq edhe gjatë diktatu…
OA Dritëhije SQ

Censura në shqipëri gjatë diktaturës, përjashtimi i autorëve të mëdhenj nga historia e letërsisë

Bruna Prifti
Instalimi i diktaturës komuniste në Shqipëri, ashtu si në çdo fushë të jetës, e vuri nën diktatin ideologjik edhe letërsinë, duke e bërë të detyrueshme rrugën që duhet të ndiqnin shkrimtarët. Kush doli kundër, e pësoi ose me jetë, ose me dënim politik dhe me dënim të veprës, duke u përjashtuar nga t…
OA Dritëhije SQ

Muzeologjia shqiptare midis muzeut socialist dhe muzealizimit të trashëgimisë komuniste pas ’90

Oltsen Gripshi
Në shumë shtete-kombe kufiri midis lirisë dhe nënshtrimit është shumë i hollë; kalimi nga një sistem monarkik në një regjim autokratik, deri në një diktaturë të vërtetë, mund të ndodhë përmes modifikimeve aq të pandjeshme, sa të mos e bëjnë atë të perceptueshme as nga subjektet, as nga pushteti në d…
OA Univers SQ

Vështrim mbi figurën, personalitetin dhe veprimtarinë e Aqif Pashë Elbasanit

Dr. Rudina Mita, Prof. Dr. Hysen Slinica
Për Aqif pashë Elbasanin (apo Biçakçiun(1 siç njihet jo rrallë herë në dokumente) si personalitet politik e historik, burrë shteti dhe si ndër figurat më në zë të lëvizjes kombëtare shqiptare para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare në n…
OA Univers SQ

Poeti i parë i Islamit dhe zëdhënësi i profetit Muhamed në Medine

Roald Hysa
Hasan ibn Thabiti ishte një nga poetët e mëdhenj arabë të kohës së vet, gjithashtu edhe një nga sahabët apo shokët e Profetit Muhamed, paqja e Allahut qoftë mbi të. Në këtë shkrim të shkurtër do të mundohemi të japim një pasqyrim të përmbledhur mbi jetën dhe veprën e tij. E gjithë vepra e tij qarkul…
OA Univers SQ

Arkitektura popullore dhe arkitektura e kultivuar

Prof. Dr. Emin Riza
Termi arkitekturë popullore, përfshin bashkësinë e ndërtesave të ideuara dhe të realizuara prej mjeshtërve, të cilët profesionin e kishin fituar në punë, përgjithësisht që në vogëlinë e tyre. Me termin arkitekturë e kultivuar, do të shfaqim veprat ndërtimore, të ideuara së pari prej profesionistësh …
OA Univers SQ

Bashkëjetesa e dy dialekteve të shqipes në shtypin Shqiptar gjatë Pavarësisë

Ma. Besnik Rama
Kushtet historiko-shoqërore të fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX i hapën shtrat edhe lulëzimit të shtypit shqiptar, kryesisht si pjesë e veprimtarisë atdhetare, por dhe kulturore, të shoqërive e shoqatave brenda e jashtë vendit. Siç shkruan Kostë Çekrezi, në kohën e turqve të rinj “Gazeta dhe…
OA Univers SQ

Përshkrimi i udhëtimeve të Evlija Çelebiut nëpër Çamëri e Mollosi

Ibrahim D. Hoxha
Shehu helvetjan turk, Evlija Çelebiu qarkulloi tri herë nëpër tokën shqiptare, që asokohe ishte në përbërjen e Sulltanatit Osman dhe emërtohej Arnavutllùk: më 1660 nëpër pjesën e saj veriore, më 1662 nëpër të mesmen, ndërsa më 1670 nëpër jugun e saj. Kjo pjesë përbëhet nga Çamëria dhe Mollosia. Çamë…
OA Univers SQ

Vizione bashkëkohore në opusin letrar të veprave të Mehmet Akif Ersojit

Prof. Dr. Ali Pajaziti
Historia e njerëzimit njeh figura madhore që me pikëpamjet dhe vizionin e tyre kanë lënë gjurmë të thella në rrjedhat dhe zhvillimin shoqëror të një bashkësie, por edhe kolosë që kanë kapërcyer kufijtë e vijës gjeografiko-gjakore dhe janë shndërruar në trashëgimi të njerëzimit, në kolosë të racës nj…
OA Univers SQ

Huazimet sllave jugore në gjuhën shqipe dhe ato shqipe në gjuhët sllave

Prof. Dr. Hasan Çipuri
Ardhja e sllavëve në Gadishullin Ballkanik pati pasojat e saj për popujt e kësaj treve. Në radhe të parë pati pasoja të mëdha politike dhe kulturore për vet sllavët, sepse ata përveç se u përzien me popullsitë autoktone ilire-Romakne, u futën përgjithmonë edhe në sferën e kulturës së kishës bizantin…