782 results

Page 27 / 66
OA Optime SQ

Dallimet gjuhësorë në ligjërimin mediatik para dhe pas tranzicionit në Shqipëri

Elona Limaj
Qëllimi i këtij studimi është të identifi kojë dhe të analizojë dallimet në ligjërimin mediatik para dhe pas viteve ´90-të, duke u bazuar në artikujt e gazetave shqiptare në kohë të ndryshme. Është zgjedhur si objekt studimi gjuha e gazetave, pasi gjuha e medias ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e gju…
OA Optime SQ

Efektet e pandershmërisë akademike tek studentët

Drilona Llangos
Pandershmëria akademike e studentëve është një fenomen botëror, nga i cili nuk “shpëton” dhe sistemi ynë arsimor, por ndërsa rastet nga bota publikohen dhe për to merren masa ndëshkuese konkrete, në shkollat tona dëgjojmë përditë raste të kopjimit apo formave të tjera të pandershmërisë akademike dhe…
OA Optime SQ

Krahasimi i legjislacionit farmaceutik të Kosovës me kërkesat e bashkësisë evropiane

Fitim Alidema, Flakron Alidema, Arieta Hasani, Mirzade Krasniqi
Rëndësia e legjislacionit farmaceutik të një vendi konsiston në vendosjen e rregullave, ligjeve, akteve nënligjore dhe të vendimeve, në bazë të të cilave zhvillohet puna e përditshme në institucionet shëndetësore në përgjithësi dhe të sektorit farmaceutik, në veçanti. Struktura e legjislacionit farm…
OA Optime SQ

Vlerësim teorik i rritjes së aftësisë mbajtëse të trarëve b/a duke përdorur përforcimin me FRP

Enio Deneko, Altin Bidaj, Anjeza GJINI
Gjatë jetës së tyre, aftësia mbajtëse e strukturave të betonit të armuar mund të mos jetë më adekuate për sa u përket funksioneve statike e dinamike të parashikuara në projekt, kjo për arsye të amortizimit të strukturës apo ndryshimit të destinacionit dhe qëllimit të përdorimit të saj. Për këtë ars…
OA Optime SQ

27 vjet ekografi tredimensionale

Sonila Pashaj, Eberhard Merz
Ekografi a tredimensionale (3D) si një metodë diagnostike joinvazive në diagnozën prenatale ka pësuar ndryshime të konsiderueshme si rezultat i zhvillimeve teknologjike në tre dekadat e fundit. Qëllimi i kësaj përmbledhjeje të literaturës është të paraqesë zhvillimet dhe rëndësinë e tyre klinike në …
OA Optime SQ

Etika administrative

Hazize Jonuzi, Ali Pajaziti
Ky artikull trajton një temë shumë të rëndësishme për epokën tonë krizologjike në fi llim të mileniumit të tretë, etikën dhe moralin, si segment shumë relevant si për jetën shoqërore në përgjithësi ashtu edhe për shërbimin publik. Punimi fokusohet mbi etikën administrative, mbi diskursin etik të shë…
OA Optime SQ

Leptospiroza në njerëz gjatë viteve 2012-2014 në Shqipëri

Ela Ali, Erjona Abazaj, Brunilda Hysaj, Oltiana Petri
Leptospiroza është një zoonozë e përhapur në mbarë botën që shkaktohet nga spiroketat Leptospira spp. Vitet e fundit kjo sëmundje ka fi tuar vëmendje për shkak të rritjes së numrit të rasteve tek personat e infektuar. Në këtë punim paraqitet një pamje e përgjithshme për rastet serologjike pozitive …
OA Optime SQ

Marrëdhënia mes izolimit në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe shfaqjes së problemeve mendore

Krisalda Sauli
Ky studim ndërmerret me qëllim që të eksplorohet më nga afër gjendja psikologjike e të dënuarve që janë duke vuajtur dënimin në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Republikën e Shqipërisë. Fokusi është pikërisht mbi faktorët që nxisin zhvillimin e problematikave psikologjike tek perso…
OA Optime SQ

Implementimi i një teknike molekulare për gjenotipizimin e grupit të gjakut rhezus

Merita Xhetani, Irena Seferi
Vlerësimi i saktë i statusit të Rh, në veçanti i antigenit të tij D, është me shumë rëndësi në mjekësinë e transfuzionit dhe në obstetrikë. Grupi i gjakut Rhezus (Rh), është i lidhur me shprehjen e dy gjeneve me homologji të lartë RHD dhe RHCE, të pozicionuar në kromozomin njerëzor 1, të cilët kodoj…
OA Optime SQ

Rrugë dhe metodologji për zbatimin e kurrikulës së gjeografisë në arsimin fillor

Bedri Kola
Përdorimi i një numri të madh rrugësh dhe metodash në mësimin e gjeografi së nga mësuesit është një përbërës thelbësor në procesin e zbatimit me sukses të kurrikulës së gjeografi së. Në këtë udhëzues për mësuesit e gjeografi së do të paraqesim disa metoda dhe teknika që janë të rëndësishme në aktivi…
OA Optime SQ

Roli dhe përgjegjësitë e farmacistit në edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve lidhur me përdorimin e barnave

Artan Shkoza, Agron Spahiu, Mirlinda Likmeta
Fëmijët janë konsumatorë të rëndësishëm të barnave. Komunikimi me fëmijët është i ndryshëm nga komunikimi me të rriturit për të paktën dy arsye. Së pari, sepse përfshin tre persona: farmacistin, fëmijën dhe prindin e fëmijës. Së dyti, sepse kërkon t’i përshtatesh nivelit kognitiv ose nivelit të njo…