Articles Journals Publishers Subjects

470 results

Page 26 / 40
OA Antropology SQ

“Nga gurra e traditës te gurra e kritikës”: aspekte të mendimit etnologjik të Mark Krasniqit

Arsim Canolli · University of Pristina
Në këtë ese do të shqyrtohet mendimi etnologjik i Mark Krasniqit, duke interpretuar disa nga aspektet kryesore të veprës së tij, të shkruar gjatë periudhës jugosllave (1945-1990), në kontekst të argumenteve, teorizimeve, qasjeve dhe metodologjisë së tij. Duke shqyrtuar veprat përkatëse dhe konteksti…
OA Antropology SQ

Ballkani dhe antropologjia social-kulturore- linja kryesore e marrëdhënieve reciproke nga fillimi i shekullit XX deri në vitet ’70-të

Lenka J. Budilová, Marek Jakoubek · Department of Ethnology, Charles University, Prague
 Ky tekst ofron vlerësimin e hulumtimeve antropologjike, koncepteve dhe teorive që kanë lidhje me territorin gjeopolitik të Ballkanit, dhe kjo për periudhën nga fillimi i shekullit të 20-të deri në vitet ‘70. Përmbledh interesin e antropologjisë anglo-saksone sociale dhe kulturore për këtë pjes…

Dukuri gjuhësore të shqipes dhe ndriçimi shpirtëror i kombit shqiptar në tekste shkollore të fillimshekullit XX

Jorina Kryeziu
Në këtë trajtesë do të ndalemi te dy vëllimet e Krestomaci [2]-së (Hristomathi- së), të përdorura si tekste mësimore për shkollat shqipe – e bërë e ditur kjo në nëntitujt përkatës: HRISTOMATHI: gjërra të ndryshme e të vëgjejtura për këndim edhe për dobi të mësonjëtorevet shqipe... (vëll. I…

Alegoria e kujtesës dhe gjuha poetike e Dantes në vëllimin “Buelli” të Martin Camajt

Blerina Suta
Kujtesa është një koncept kyç që kondenson sidomos, në tri vëllimet e fundit, Buelli, Nema dhe Palimpseste, konceptin e Camajt për artin. Evoluimi i fazës së fundit krijuese të poetit, hetimi i shtresëzimeve që merr ky koncept vë në provë të gjitha njohuritë tekniko-formale që e …

Fjalësimi poetik i botës si strategji e komunikimit sublim (tragjedia “Akili” i Et’hem Haxhiademit)

Durim Çaça
Fjalësimi i botës përmes përshkrimit dhe rrëfimit të saj, realizohet në tragjedinë “Akili” përmes një forme poetike gjuhësimi të lartë, në përshtatje me herojtë mitologjikë, të zbritur nga madhështia mitike e fuqisë dhe përjetësisë hyjnore, (Akili, Priami, Paridi, Polikseni, protagonistët e veprës d…

“Ligji i pashkruar” në këndvështrimin e studiueses Margaret Hasluck

Ardita Dylgjeri
Ligji i pashkruar i shqiptarëve ka qenë (dhe akoma është) një corpus iuris unik në formën dhe organizimin e vet, një burim tërheqjeje i pafund për një numër të konsiderueshëm studiuesish shqiptarë dhe të huaj. Te grupimi i dytë i studiuesve mund të përmendet kontributi që kanë dhënë: Edith Durham, M…

Rreth historisë së librit Shqip dhe kulturës së njohjes së tij në një kontekst zhvillimesh evropiane (shekujt XVI-XVII)

Evalda Paci
Me një disiplinë si ajo e historisë së librit lidhen një sërë interesash studimore që kanë të bëjnë me procese të njohjes së zhvillimeve që orientuan rrethet kulturore evropiane të shekujve XV e XVI drejt hapash të rëndësishëm në përurimin e teknologjive të shumëfishimit të ekzemplarëve dhe përhapje…

Ludmill Stankov

Emil Lafe, Rusana Bejleri
Më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu i njohur bullgar Ludmill Stankov. Në njoftimin e Katedrës së gjuhësisë së përgjithshme të Universitetit të Sofjes, ku punonte i ndjeri si pedagog i gjuhës shqipe, thuhet ndër të tjera: “Me gjithë vullnetin e optimizmin e tij, me gjithë përkrahjen dhe ngrohtësi…