Articles Journals Publishers Subjects

470 results

Page 25 / 40
OA Pleiades SQ

Për vokalin nazal ke Buzuku

Martin Camaj
Studimi i « Mesharit » të Buzukut i ka dhanë shkas të madh sqarimit të historis së gjuhës sonë, tue qenë se ky tekst i avytet në nji mënyrë të papritshme tipit të përbashkët të dy djalektevet kryesore të shqipes. A mos àsht ky rezultat i nji përpunimi së gjuhës shqipe me shkrim e të folun, po se po …

‘Prologu’ i këngëtores arbëreshe I F. A. Santorit, i shqyrtuar përmes prurjeve teorike dhe koncepteve të përpunuara në analizën e diskursit dhe pragmatikën letrare

Tomorr Plangarica
Shqyrtimi i një vepre letrare, madje i një pjesëze të veçantë të saj, siç është vargëzimi hyrës i Këngëtores arbëreshe (që për lehtësi studimi, por jo vetëm, emërtohet nga studiuesit si "prolog" - tetë vargje, të organizuara në dy strofa), duket si ndërmarrje që mund të bjerë ndesh me vetë parimet q…

Lidhjet midis arkivave dhe bibliotekave

Eva Berberi, Elsa Saka · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Fakti se gjatë periudhës para futjes së shtypit me tipe të lëvizshme ose të tjera, arkivat janë më të vjetra se bibliotekat, tashmë është e njohur. Arkivat e tabelave prej argjile, pllakave metalike, letrës, papirusit dhe materialeve të tjera të durueshme dokumentojnëzhvillime kombëtare, fisnore, fe…

Mbrojtja e dokumenteve dixhitale

Kujtim Dili · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Tematika për të cilën kam bërë hulumtime synon të trajtojë mbrojtjen e dokumenteve dixhitale nga ndërhyrjet e ndryshme. Një çështje shumë me rëndësi metodologjike në ruajtjen e dokumenteve të dixhitalizuara është ruajtja e tyre në trajtën origjinale, pra tëpandryshuar. Çështje tjetër më rëndësi ësht…
OA Univers SQ

Disa mendime dhe konsiderata mbi veprën e Averroesit

Melsen Kafilaj
Averroes megjithëse nuk është i pari që kërkon të bëjë një pajtim midis filozofisë dhe fesë, ai ka meritë për faktin se i jep një rol qendror intelektit dhe arsyetimit demonstrativ, si një proces esencial, i cili na çon për tek e vërteta. Këtë mendim ai e shpreh edhe te traktati i mësipërm, kur poho…
OA Univers SQ

Roli i medias në “pushtimin” që i bëhet natyrës

Denisa Xhoga
Natyra është arti i Krijuesit dhe ne jemi pjesë e kësaj natyre. Por, ne po dalim gjithnjë e më tepër kundër natyrës dhe, për rrjedhojë, edhe kundër Krijuesit. Ne po denatyrohemi nga dëshira në rritje për pasuri dhe konsum. Paralelisht me denatyrimin e ndërgjegjes sonë po “i biem në qafë” edhe natyrë…
OA Univers SQ

Vlerësim i librit “Mbishkrime osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi”

Prof. Dr. Aleksandër Meksi
Botimi i korpusit të mbishkrimeve osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi, nga Profesor Mehmet Tutunçu (Tütüncü), përbën një kontribut për studimet shqiptare, veçanërisht për studimin dhe vlerësimin e ndërtimeve të kësaj periudhe jo të shkurtër të historisë sonë. Merita është e tij, e “Qendrës kërkimore …
OA Univers SQ

Zhvillimet energjitike dhe ndikimi i energjisë bërthamore në mjedisin botëror

Luan Qafmolla
Sistemi energjetik është elementi më i rëndësishëm për funksionimin e shoqërive bashkëkohore dhe veçanërisht të sistemit ekonomik. Historia e njerëzimit, që nga lashtësia, është e lidhur ngushtë me zhvillimet teknologjike. Këto zhvillime në vende të ndryshme të botës u pasuan me shumë shpikje teknol…
OA Optime SQ

Elemente të simbolikës së gjallesave në arkitekturën kristiane të Kishës së Shën Nikollës në Manastirin e Mesopotamit

Laura Shumka · Albanian University
Qëllimi i këtij artikulli është që të përshkruajë dhe analizojë përdorimin e simbolikës së gjallesave në arkitekturën kristiane të Kishës së Shën Nikollës në Manastirin e Mesopotamit, i cili përfaqëson një ndër monumentet më të spikaturura të kulturës shqiptare. Ky monument shquhet jo vetëm për kara…
OA Antropology SQ

Politikat e gjuhës dhe variacioni gjuhësor në Shqipërinë pas-socialiste dhe Kosovën e pavarur

Carrie Ann Morgan · University of Michigan
  Ky projekt disavjeçar zhvillohet si temë doktorale dhe mbështetet nga Fulbright Hays, American Councils Title VIII, Universiteti i Michiganit, Departamenti i Antropologjisë dhe Departamenti i Gjuhësisë, si dhe Instituti i Antropologjisë Kulturore e Studimit të Artit në Tiranë. Një nga çësht…
OA Antropology SQ

“Nga gurra e traditës te gurra e kritikës”: aspekte të mendimit etnologjik të Mark Krasniqit

Arsim Canolli · University of Pristina
Në këtë ese do të shqyrtohet mendimi etnologjik i Mark Krasniqit, duke interpretuar disa nga aspektet kryesore të veprës së tij, të shkruar gjatë periudhës jugosllave (1945-1990), në kontekst të argumenteve, teorizimeve, qasjeve dhe metodologjisë së tij. Duke shqyrtuar veprat përkatëse dhe konteksti…