Articles Journals Publishers Subjects

380 results

Page 19 / 32
OA PHOENIX SQ

10-vjetori "Deklaratës" së gjuhëtarëve të Shkodrës

David Luka
Në prill të vitit 1992 Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i dërgonte Katedrës së Gjuhës Shqipe të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" një shkresë të firmosur nga drejtori i tij, z. Jorgo Bulo, ku vihej në dijeni se do të përkujtohej 20-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit. Në platformën, q…

Arkivat, vlera dhe rëndësia e tyre sipas Rexhep Qosjes

Bedri Zyberaj
Rexhep Qosja është ndër të rrallët intelektualë bashkëkohorë që ka shpre-hur interesim të merret pothuajse me çdo gjë që ka të bëjë me gjuhën, histo-rinë, letërsinë, artin, historinë e letërsisë, publicistikën e lëmenj të tjerë të kulturës shqiptare. Në cilëndo fushë që e ka sprovuar veten, me përja…

Isa Boletini në dokumentet osmane

Hatixhe Ahmedi
Një ndër figurat që zë vend me rëndësi në historinë tonë kombëtare është figura e Isa Boletinit. Isa Boletini jetoi dhe veproi në kapërcyell të dy periudhave të ndryshme kohore, në dekadat e fundit të Perandorisë Osmane dhe në vitet e para të paslargimit të saj nga trojet tona. Një pjesë të madhe të…

Njohja e Atë Gjergj Fishtës në arkivin e institutit të gjuhësisë dhe letërsisë pranë akademisë së studimeve Albanologjike, Tiranë

Rovena Mikeli
Atë Gjergj Fishta, personaliteti më i rëndësishëm jo vetëm i letërsisë në veçanti, por edhe i historisë kombëtare në përgjithësi, i njohur si “Homeri shqiptar”, është shkrimtari i letërsisë shqipe që lëvroi disa aspekte të rëndësishme të saj.Atë Gjergj Fishtën pa mëdyshje mund ta quajmë ‘arkeolog’ t…

Mendimi arkivor shqiptar. Probleme dhe zgjidhje teorike – praktike

Enkelejda Sejdini
Punimi që paraqesim ka në themel një tematikë që deri më sot është studiuar pak në arkivistikën shqiptare. Përpjekja e parë në fushën e mendimit arkivistik shqiptar është realizuar nga Dr. Kujtim Nuro “Aspekte të mendimit arkivor në Shqipëri 1506-1912”.Lindja e mendimit arkivor modern në gjysmën e p…

Arkivat elektronike – arkiva të kohës moderne

Pranvera Gashi
Fjala Arkiv në mendjen tonë padyshim na jep shumë mendime. Mendimi i parë sigurisht që do të ishte për një arkiv klasik, një arkiv i mbushur me dokumentacion origjinal të kohëve të ndryshme, një arkiv i mbushur me fonde dhe me koleksione të personave juridik apo fizikë, por që të gjitha këto dokumen…
OA Antropology SQ

Mbi kombësinë

Bekim Baliqi
Libri Mbi kombësinë i autorit David Miller u botua për herë të parë në vitin 1995 (Oxford: Clarendon Press) dhe pas një çerekshekulli ai botohet edhe në gjuhën shqipe me përkthimin e Greta Avdylit. David Miller, i cili në atë kohë, ishte profesor i teorive politike në Universitetin e Oksfordit, bën …
OA Antropology SQ

Rites de passage në një shqyrtim analitik

Jonida Sela
Ky artikull merr shkas nga synimi për t’i gjetur një përkufizim ritit. Duke hulumtuar për këtë në nivelin bibliografik, u mendua të ndalemi te rites de passage, si një koncept kyç është artikuluar fillimisht nga Arnold van Gennep dhe më pas, nga Victor Turner dhe Roland Grimes. Por ky koncept rimerr…
OA Antropology SQ

Figura të mitologjisë në epikën popullore shqiptare dhe propozim për një rrugë alternative të mbërritjes së tyre në epos

Arian Leka
Teksa e njeh mitologjinë si një sistem simbolesh, artikulli trajton jo vetëm fazat e zhvillimit të sistemeve mitologjike dhe elementeve të tij si inventar mitografik, por ndalet për të hedhur dritë edhe mbi disa figura të veçanta të mitologjisë klasike, që ndeshen në trup të këngëve epike shqiptare.…

Nisje apo nis-e-sosje? fenomenologjia si qasje antropologjike në studimin e kulturës materiale

Arsim Canolli
Në këtë shkrim, ofrohet një skicë e raportit të fenomenologjisë me kulturën materiale në kontekst të studimeve antropologjike. Fillimisht parashtrohet skena e mendimit fenomenologjik, pastaj diskutohet rryma e “studimeve të kulturës materiale”, në kuadër të antropologjisë. Tutje, theksohet e diskuto…
OA Univers SQ

Jehona e tragjedive të Haxhiademit përmes disa kritikëve të kohës (vitet ’30 -‘40)

Gëzim Puka
Ethem Haxhiademi ishte bërë i njohur në vitet ‘30 si tragjediograf.  Ai kishte botuar disa tragjedi brenda një kohe relativisht të shkurtër. Në këtë artikull vihen në përballje kritikë të ndryshëm të këtyre viteve (‘30-’40), bëhet një qasje kritike komenti, si një formë praktike pluraliste. Përmes s…