8,012 results
Page 14 / 668Një sprovë klasifikimi të italianizmave të shqipes së vjetër (shek. XVI–XVII): huazime popullore dhe huazime librore
Artikulli analizon korpusin e italianizmave të shqipes së teksteve të vjetra, të përpunuar në kuadrin e projektit DPEWA të Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, nga këndvështrimi i mënyrës së transmetimit të tyre në gjuhën shqipe. Për këtë qëllim janë përcaktuar disa kritere për dallimin e hua…
Borgjezi e kuqe, borgjezi e zezë: perceptime mbi fundin e socializmit në romanet Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit të Ismail Kadaresë
Artikulli shqyrton dy romane të Ismail Kadaresë, Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit për mënyrën se si trajtohen në letërsinë e kohës dy krizat e regjimit komunist shqiptar në vitet 1960-1970, të shkaktuara nga ndërprerja e mbështetjes prej Bashkimit Sovjetik dhe, më pas, Kinës. Në këta roman…
Për një hapësirë më të gjerë të gjuhësisë së diskursit në mendimin gjuhësor shqiptar
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi zhvillimet në etapën e tanishme të një hullie të veçantë kërkimi në shkencat e ligjërimit, që po njihet përgjithësisht me emërtimet “gjuhësi e diskursit” ose “analizë e diskursit”; synohet, gjithashtu, të sillen argumente për nevojën e thellimit të shqyrtime…
Ndikimi gjuhësor-kulturor sllav në ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut – një narrativ shkencor-filologjik
Ky studim është pjesë e një projekti individual që po zhvillon dhe boton dora-dorës shkruesi i këtyre radhëve lidhur me ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut si libri i parë i botuar shqip që njohim deri sot (Demiraj 2023, 2024, 2025, 2026a – në shtyp, 2026b – në shtyp). Këtu kemi marrë në analizë çështjen e nd…
Ekspozita e Arkivit të Emigracionit Shqiptar në Greqi: projekt sfidues për një histori të lënë në heshtje
Artikulli trajton ekspozitën A Bag Full of Telephone Cards: Making the Archive of Albanian Migration (Një borsë plot me telekarta: Krijimi i Arkivit të Emigracionit Shqiptar), të organizuar në galerinë “TAVROS” në Athinë (Greqi) midis 18-28 shtator 2024, si një projekt politik dhe kuratorial që ndër…
Shkrimet për burgun politik: Trajtat e një teme të re letrare në paskomunizëm
Ndër të gjitha përvojat nën komunizëm, përvojat e burgut kishin krijuar te njerëzit që e kishin përjetuar një gjendje njerëzore krejt të veçantë e të dallueshme. Të dhënit zë historive të burgut kthehet në shërbim për të dëshmuar të padukshmen dhe të pazëshmen. Në mungesë të një angazhimi domethënës…