Articles Journals Publishers Subjects

888 results

Page 11 / 74
OA Optime SQ

Fistula e arteries koronare në arterien pulmonare: raporti i rastit dhe rishikimi i literaturës

Arber Aliu, Klodian Krakulli, Fation Hamiti, Aferdita Veseli et al.
Fistulat kongjenitale të arterieve koronare janë anomali të rralla. Prevalenca është raportuar si 0.002% në popullatën e përgjithshme, por në mesin e pacientëve që i nënshtrohen angiografisë konvencionale me kateter, prevalenca është më e lartë (0.05-0.25%).Fistulat e arterieve koronare janë përfund…
OA Optime SQ

Fenomeni i dhunës kibertinike dhe problematikataktuale të mbrojtjes juridiko penale ndaj saj

Ylli Pjetërnikaj, Enisa Shahini
Dhuna kibernetike duke qenë një fenomen relativisht i ri, i cili përfshin një shumëllojshmëri të gjerë krimesh, si term është ende i vështirë për t’u përcaktuar me saktësi.Ajo shpesh keqkuptohet dhe nuk merret seriozisht sa duhet. Megjithatë, mund të fillojë në internet, por shpesh përfundon jashtë …
OA Optime SQ

Ankimi individual si instrument për kontrollin e kushtetutshmërisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Iris Topalli
Ndonëse në një epokë post-moderne, shteti i së drejtës duhet të ishte një koncept tashmë i superuar, për fat të keq, vazhdon të jetë ende prerogativë kryesore në një botë ku mbizotëron lufta, konflikti i armatosur, krimi, korrupsioni, padrejtësitë! Shteti i së drejtës është baza mbi të cilin ndërtoh…
OA Optime SQ

Korrupsioni dhe mashtrimi pjesë e asimetrisë së informacionit, parë në këndvështrimin e audituesve të jashtëm

Almida Hoxha, Elisabeta Shehu
Konceptet e korrupsionit dhe qeverisjes janë shpesh të lidhura. Lufta kundër korrupsionit në kuadrin e mirëqeverisjes kërkon forcimin e zbatimit të legjislacionit antikorrupsion dhe ndërgjegjësimin e krijimin e kulturës së luftës kundër korrupsionit. Promovimi i qeverisjes së mirë në të gjitha aspek…

Ibn Rushd dhe legjitimimi i filozofisë në Islam

Sead Zimeri
Ky artikull shqyrton përpjekjen e Ibn Rushdit për të legjitimuar filozofinë në mendimin islam, duke u fokusuar në veprën e tij thelbësore Fasl al-Maqāl. Ibn Rushdi mbron idenë se filozofia është në harmoni me Islamin dhe argumenton se kërkimi filozofik është jo vetëm i lejueshëm, por një obligim fet…

Figura e Skënderbeut në revistat shqiptare midis dy luftërave botërore

Faton Pllana
Në zhvillimin e historiografisë shqiptare, fazë e rëndësishme e zhvillimit të saj është edhe pa dyshim periudha mes dy luftërave botërore. Në këtë fazë shohim përpjekjet e para të autorëve shqiptarë të kohës për shkrimin e historisë së popullit shqiptar me element kritik dhe shkencor, edhe pse kjo i…

Ndikimi i Anatolisë Perëndimore në krijimin e kulturës së Starçevës

Kushtrim Kuçi
Kjo nismë për të hedhur dritë mbi një dukuri si ajo e ndikimit të Anatolisë perëndimore në krijimin e kulturës së Starçevës nuk është veçse një hap shumë i vogël rreth kësaj çështje, me të cilën nuk janë marrë aq sa duhet ekspertët nga perëndimi, as ata vendorë të territorit këtyre zonave kulturore …
OA Kosova SQ

Alternativat e diplomacisë së fuqive të mëdha për kufirin Shqiptaro-Malazez në Konferencën e Ambasadoreve në Londër.

Frashër Demaj
Qeveritë e Aleancës ballkanikë, në fund të dhjetorit 1912 dhe në fillim të janarit të vitit 1913 i paraqitën Konferencës pikëpamjet e tyre mbi ndryshimet territoriale që duhej të bëheshin në Gadishullin Ballkanik. Në këto pikëpamje u paraqiten edhe pretendime pushtuese ndaj tokave shqiptare kryesish…
OA Optime SQ

Roli i lidershipit transformues në kujdesin infermieror

Erind Thartori
Për përmirësimin e ciësisë së shërbimit ndaj pacientëve duke ulur koston e ofrimit të kujdesit infermieror, infermierët kanë nevojë për strategji premtuese sic është udhëheqja transformuese. Kuptimi i lidershipit transformues dhe potencialit që ai ka është pjesë përbërëse e përmiresimit të performan…
OA Optime SQ

Qasjet e inteligjencës artificiale dhe shkencës kompjuterike për klasifikimin e sinjalit eeg: Algoritmet dhe aplikimet

Aurela Qamili, Jozef Kola
Aplikimi i inteligjencës artificiale (AI) në shkencën mjekësore, veçanërisht përmes analizës së të dhënave të elektroencefalografisë (EEG), përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt kuptimit dhe interpretimit të kompleksitetit të aktivitetit të trurit të njeriut. Përdorimi i të dhënave EEG përfshin fu…