Artikujt Revista Botuesit Lëndët

1,214 rezultate

Faqja 3 / 102

Për një hapësirë më të gjerë të gjuhësisë së diskursit në mendimin gjuhësor shqiptar

Tomorr Plangarica
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi zhvillimet në etapën e tanishme të një hullie të veçantë kërkimi në shkencat e ligjërimit, që po njihet përgjithësisht me emërtimet “gjuhësi e diskursit” ose “analizë e diskursit”; synohet, gjithashtu, të sillen argumente për nevojën e thellimit të shqyrtime…

Ndikimi gjuhësor-kulturor sllav në ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut – një narrativ shkencor-filologjik

Bardhyl Demiraj
Ky studim është pjesë e një projekti individual që po zhvillon dhe boton dora-dorës shkruesi i këtyre radhëve lidhur me ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut si libri i parë i botuar shqip që njohim deri sot (Demiraj 2023, 2024, 2025, 2026a – në shtyp, 2026b – në shtyp). Këtu kemi marrë në analizë çështjen e nd…

Shkrimet për burgun politik: Trajtat e një teme të re letrare në paskomunizëm

Rafaela Marteta
Ndër të gjitha përvojat nën komunizëm, përvojat e burgut kishin krijuar te njerëzit që e kishin përjetuar një gjendje njerëzore krejt të veçantë e të dallueshme. Të dhënit zë historive të burgut kthehet në shërbim për të dëshmuar të padukshmen dhe të pazëshmen. Në mungesë të një angazhimi domethënës…

Që bota të mos mbetet pa muzikë…Vetëdija letrare e Xhevahir Spahiut përkundrejt shformimeve të metodës socrealiste

Viola Isufaj
Ky studim synon një shqyrtim sa më të plotë të veprës letrare të Xhevahir Spahiut, duke theksuar rolin e tij në formësimin e poezisë shqipe bashkëkohore përballë sfidave ideologjike dhe brezave të ndryshëm letrarë. Studimi thellohet mbi mënyrën se si Spahiu, me energjinë dhe risinë e tij unike, sfid…

Për ligjërimin bisedor e krahinor në gjuhën shqipe dhe shenjimin leksikografik bised.

Hajri Shehu
Ligjërimi bisedor është gjuha e gjallë e përbashkët kombëtare. Vendi i tij është midis gjuhës standarde dhe dialekteve (të folmeve). Dhe kjo do të thotë, atëherë, që ai është gjithnjë nën ndikimin edhe të gjuhës standarde, edhe të ligjërimit dialektor-krahinor. Ndikon më shumë gjuha standarde apo li…

Mbi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë: vështirësitë dhe mundësitë – në shembullin e vendeve gjermanishtfolëse

Izer Maksuti
Gjuha nuk shërben vetëm si mjet komunikimi, por edhe si bartëse e traditave, vlerave dhe vetëdijes historike. Kujdesi për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë është i rëndësishëm për identitetin kulturor dhe bashkimin shoqëror të komuniteteve shqiptare në mbarë botën. Në një kohë të globalizimit dhe…