1,214 rezultate
Faqja 2 / 102Parimi themelor i drejtshkrimit të gjuhës shqipe
Që nga Kongresi i Drejtshkrimit (1972), shqipja standarde është konsoliduar ndjeshëm, duke përballuar sfida shoqërore, kulturore dhe politiko-ideologjike. Megjithë qëndrueshmërinë e saj, diskutimet për rishikimin e drejtshkrimit kanë vijuar, shpesh të udhëhequra nga propozime të pjesshme dhe pa një …
Prirje të zhvillimit të terminologjisë shqipe pas Luftës së Dytë Botërore
Terminologjia shqipe pas LDB-së mori kahe të duhura shkencore. Jo vetëm se, si çështje mori vëmendje edhe më të madhe nga gjuhëtarë, por edhe u krijuan kushte më të mira për përudhjen e saj. Filluan të botoheshin revista shkencore, në të cilat zinin vend probleme të ndryshme të kësaj fushe, u themel…
Veçori leksiko-gramatikore të termave në Fjalor i termave të drejtësisë
Terminologjia e drejtësisë në gjuhën shqipe është një fushë e dijës që është pasuruar në vazhdimësi. Një ndihmesë të vyer në fushën e terminologjisë së drejtësisë ka dhënë autori Sylë Kasumaj, duke botuar Fjalor i termave të drejtësisë, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndonëse nga kjo …
Një sprovë klasifikimi të italianizmave të shqipes së vjetër (shek. XVI–XVII): huazime popullore dhe huazime librore
Artikulli analizon korpusin e italianizmave të shqipes së teksteve të vjetra, të përpunuar në kuadrin e projektit DPEWA të Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, nga këndvështrimi i mënyrës së transmetimit të tyre në gjuhën shqipe. Për këtë qëllim janë përcaktuar disa kritere për dallimin e hua…
Për një hapësirë më të gjerë të gjuhësisë së diskursit në mendimin gjuhësor shqiptar
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi zhvillimet në etapën e tanishme të një hullie të veçantë kërkimi në shkencat e ligjërimit, që po njihet përgjithësisht me emërtimet “gjuhësi e diskursit” ose “analizë e diskursit”; synohet, gjithashtu, të sillen argumente për nevojën e thellimit të shqyrtime…