3,423 rezultate

Faqja 10 / 286

Kuptimi dhe simbolika e ritualeve të flokëve në traditën popullore

Bukurije Mustafa
Flokët janë pjesa më mistike në traditën shpirtërore të shqiptarëve, që është bartur edhe në botëkuptimin e përgjithshëm dhe në praktikën rituale të trashëgimisë popullore. Në traditën tonë, flokët lidhen me besime, para së gjithash pagane, por edhe me rituale të kalendarit popullor apo me cikle të …

Kuptimësia mitike e ngjyrave në përmbajtjen e eposit heroik (Sipas shembujve të ngjyrës së zezë dhe të bardhë)

Izaim Murtezani
Ngjyrat paraqesin një element tejet të rëndësishëm në kuadër të sistemit të kulturës tradicionale. Ato gjithsesi se reflektojnë bindjet dhe besimet e ndryshme që njeriu i lashtë ka manifestuar kundrejt perceptimit të realitetit objektiv. Meqenëse bëhet fjalë për një vetëdije arkaike atëherë edhe kup…

Lojërat e kënduara të fëmijëve – variantet që dalin si rezultat i forcës krijuese kreative të fëmijëve – vështrim krahasues

Albin Sadiku
Krijimtaria e fëmijëve është shumë e pasur dhe e llojllojshme. Te fëmijët, pothuajse i tërë aktiviteti fizik e mendor zhvillohet përmes lojës, në kuadër të së cilës interpretohet dhe prezantohet pjesa më e madhe e “krijim-tarisë së tyre”. Ndër krijimet më të spikatura që i hasim në aktivitetet e fëm…

Zejët tradicionale të Kosovës: midis harresës dhe ripërtëritjes

Valon Shkodra
Ky punim është vazhdimësi e një pune të gjatë hulumtuese në terren. Rezultatet tona janë të bazuara në qytete të ndryshme të Kosovës, pra është një studim i etnografisë urbane. Për këtë punim do t’i prezantojmë edhe disa rezultate nga hulumtimet tona të kryera në Arkivin e Kosovës, në Qendrën Rajona…

Balada e Besës: shqyrtime krahasuese të motërzimeve të Prilepit të Pelagonisë dhe të Rugovës së Kelmendit

Zymer Ujkan Neziri
Ky punim studimor për baladën e besës, e shqyrtuar në rrafshin krahasues të motërzimeve në rrethinën e Prilepit të Pelagonisë dhe në krahinën e Rugovës së Kelmendit, sjell të dhëna të përafrimeve të ndërtimit poetik, të rrëfimit të ndodhisë, të përbashkësisë motivore e tematike dhe të ndryshimeve që…

Heterofonia e Opojës – traditë këndimi në zhdukje

Visar Munishi
Muzika tradicionale e grave/vajzave shqiptare të Kosovës zakonisht karakterizohet nga këndimi në unison, me përjashtim të dy zonave etnografike, Opoja ku haset heterofonia, dhe Kaçaniku, ku mbizotëron këndimi homofonik. Në këtë studim, fokusi është te heterofonia e rajonit të Opojës, e përkufizuar s…

Portret i një etnologu në rini: venerim mbi mendimin etnologjik të Kadri Halimit

Arsim Canolli
Në këtë shkrim diskutohet vepra etnologjike e Kadri Halimit, si një trajektore pune e nisur dhe e ndalur në rini, por e rimarrë dhe trajtuar prapë në pleqëri, brenda kushteve specifike të punës së tij akademike në Kosovën e periudhës jugosllave. Shkrimi synon të vërë në pah kahet teorike, tehun krit…

Çështja e alfabetit në shkrimet e 'Kalendari Kombiar', 'Diturisë' dhe 'Lirisë'

Shefkije Islamaj
Njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe më 1908 në Manastir, pas një rrugëtimi të gjatë e të vështirë, hapi etapë të re të zhvillimit të shqipes dhe të zhvillimit kulturor të shqiptarëve. Në këtë rrugëtim kontribut të shquar kanë dhënë edhe revistat kulturore me emër asokohe Kalendari kombiar e Dituria…